Friday, May 3, 2024

Gjysëmfinale dramatike në Shkodër, Vllaznia mund Kamzën 90-88 dhe shkon në finalen e Kupës-Basket Meshkuj

Lexo

Vllaznia-Kamza Basket 90-88

(24:18, 27:21, 14:25, 20:15)

E diel, 6 shkurt 2022, ora 18.00, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Avi Toomer, Damian Bekteshi, Marsi Kruja, Charleston Dabbs, Veton Gjeçaj, Redi Rakaj, Robert Shestani, Elian Memçaj, Mottethwë Butler, Andre Charles, Davante Cooper, Rahsaan Williams. Trajner: Fabian Gjuka

Kamza Basket: Ajet Cahani, Eric, Williams, Gerard Davis, Reece Brooks, Niko Thano, Xhersido Hajdari, Lion Alimani, Edson Gjoka, Tedi Lluka, Mathew Dennis. Trajmner: Eni Llazani

Arbitër: Gilbert Hoxha, Kostandin Canaj, Ani Balliu

Një gjysëmfinale plot rivalitet, emocione dhe në fund edhe dramacitet ku vetëm sekondat e fundit vendosën fatin e ekipit që shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për meshkuj.

Këtë e meritoi Vllaznia, e cila përgjithësisht luajti më mirë sesa kundërshtari, udhëhoqi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por pati momente në pesëminutëshin e parë të periodës së katërt ku ia lëshoi iniciativen kundërshtarit.

Referuar kronikës së lojës, kuqeblutë dhurojnë një period të parë model duke e fituar atë me rezultatin 24-18. Me të njëjtin ritëm ecin vendasit edhe në perioden e dytë, të cilen e fitojnë me shifrat 27-11. Në mbyllje të pjesës së parë, Vllaznia është në avantazh 51-39. 12 pikë diference që duhët t’i jepnin garancinë Vllaznisë për të ecur me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë.

Por, nuk ndodhi kështu sepse perioda e tretë sjell një rënie të theksuar në lojën e Vllaznisë, e cila mundet me shifrat 14-25.

Dhjetë minutat e e periodës së katërt dhe të fundit janë më të bukurat e krejt ndeshjes. Meritë kanë të dyja skuadrat, të cilat luftojnë fort për t’i shkëputur fitoren njëra tjetrës. Falë disa gabimeve radhazi të Vllaznisë, Kamza Basket e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani shkëputet deri në 13 pikë diferencë. Por, nuk zgjatë shumë, se homologu i tij, pejani Fabian Gjuka ndërhyn tek të tijtë duke arritur të barazojnë.

Dy minutat e fundit kanë brenda dramacitetin e tyre. Vllaznia është në avantazh, 90-88, por kur duhen edhe 23 sekonda lojë, miqtë nga Kamza kanë në zotërim topin, madje provojnë edhe dy-tre gjuajtje drejt koshit, por nuk arritën të shënojnë duke lënë në fuqi avantazhin kuqeblu.

Në fund, festa është e tëra për Vllazninë si dhe për tifozërinë e zjarrtë kuqeblu, e cila këtë radhë ishte e pranishme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me një numër më të madh sesa herët e tjera.

Vllaznia shkon kësisoj në finalen e Kupës së Shqipërisë, aty ku gjen Tiranën, e cila eleminoi Teutën duke e mundur me rezultatin 82-76. Finale, e cila do të luhet mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit “Farie Hoti” të  Tiranës duke filluar nga ora 18:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img