Thursday, April 18, 2024

Golashënuesi Eni Imami, i kënaqur që ndihmoi skuadrën për tre pikët ndaj Bylisit

Lexo

Ashtu siç premtoi edhe në pragndeshje, 27 vjeçari nga Tirana që këtë sezon futbollisitik ka veshur fanelen e Vllaznisë, në sfidën e sotme ndaj Bylisit bëri më të mirën e tij në fushën e lojës. Në konferencën për shtyp të dhënë menjëherë pas ndeshjes, Imami u shprehë i kënaqur që goli i shënuar prej tij ndihmoi skuadrën të marrë tre pikët shumë të rëndësishme, të cilat e kaluan skuadrën të vetme në krye të tabelës së klasifikimit.

“Kisha besim që do të shënoj, madje dhe Adili para ndeshjes më tha që do shënoj. Më vjen mirë që ishte gol tre pikësh, më vjen mirë që e ndihmova skuadrën dhe uroj që të vazhdojmë kështu në vazhdimësi.

Duke parë që në ndeshjen e  djeshme Partizani stopoi, që është dhe  kundërshtari më i afërt, tre pikët e sotshme kishin një rëndësi shumë të madhe pasi na jep dhe besim pas asaj humbjeje me Kukësin për vazhdimësinë tonë. Tani jemi pak më të qetë për ndeshjet e ardhshme.

Disa muaj pa rroga, ndikon tek performanca në fushë? Të them të drejtën sapo fola me kryetaren e bashkisë dhe më tha qëndroni të qetë sepse javën tjetër do kemi dhe rrogat, kështuqë në fushë harrohen të gjitha dhe kemi marrur parasysh çdo gjë.

Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, të gjthë ekipet janë aty aty. Uroj që të bëjmë një paraqitje të mirë si kjo me Bylisin dhe të dalim me tre pikë.

Në pjesën e dytë presion pikësh apo probleme me përgatitjen fizike? Duke qenë se ndeshjet janë afër, kalendari nuk ta jep mundësinë që të jesh 90 minuta në gjendje fizike shumë të mirë, pamvarsisht se për mendimin tim lodhje kishte por jo në atë gjendje që të thuash që ishim zero.

Dedikim për golin? Jetojmë në një situatë të vështirë dhe këtë javë kemi pasur disa probleme pasi trajneri i portierave humbi të atin, trajneri i parë Brdariç është me temperaturë, Kruja gjithashtu dhe uroj që goli im t’ia ketë hequr mendjen disi nga kjo javë e vështirë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img