Thursday, March 28, 2024

Zv.trajneri ballshiot Bekim Kuli, në konferencë për shtyp pas ndeshjes Vllaznia-Bylis 1:0

Lexo

Në konferecën për shtyp të dhënë menjëherë pas ndeshjes, zv.trajneri i Bylisit, Bekim Kuli, tha se ballshiotët kishin ardhur për fitore në Shkodër, dhe se sipas tij, Vllaznia shfrytëzoi rastet që iu paraqitën duke e fitoi ndeshjen. Ndërkohë, sipas tij, edhe Bylisi pati rastet e veta, sidomos në pjesën e dytë, por nuk i ndihmoi fati për të shënuar.

Bekim Kuli(Zv.trajner i Bylisit):

“Ne e kishim vlerësuar ndeshjen dhe sot kishim ardhur për fitore. Siç e patë dhe ju vetë, ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, patëm rastet tona si dhe Vllazninë e uroj për ndeshjen që bëri sot. Ishte një ndeshje e bukur nga të dyja palët, e hapur, të dy ekipet kanë lojtarë cilësor dhe teknik që e qarkullojnë topin shumë mirë. Ishte një rast goli për skuadren e Vllaznisë dhe kjo na bëri që ta humbnin ndeshjen e sotme. Pamvarësisht se ne çdo minut e kerkuam golin deri në minutën e fundit, patëm tre raste tek për tek para portierit të Vllaznisë, por nuk desh fati dhe dolëm me humbje. Por i uroj Vllaznisë fat të mbar dhe ne do shikojmë për ndeshjen e radhës, nuk ka kohë të mendojmë për këtë humbje sepse pas tre ditësh kemi ndeshjen me Kukësin.

Objektivat e Bylisit janë që të mos bijmë nga kategoria, pastaj për më tepër do ta shikojmë edhe rrugës.

Ngjeshja e kalendarit është shumë e vështirë edhe për ne që jemi trajnerë sepse edhe stërvitjet janë të limituara, nuk mund të bëjmë ngarkesa, megjithëse jemi përpjekur ta mbajmë ekipin me stërvitje por është një kampionat shumë i ngjeshur dhe kampionati shqiptar nuk e ka luksin të luajë një herë në tre ditë dhe kjo na bën që të kemi kujdes me lojtarët. Siç e patë dhe sot kishim 2-3 dëmtime por mendoj që do ia dalim me vështirësi.

Jam shumë i kënaqur që gjendem pranë Bylisit, të bëj më të mirën time, t’i jap eksperiencën time nga këto 20 vite në futbollin shqiptar dhe t’ia perçoj të rinjve që kemi në ekip.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img