Nuk harrohet kurrë hera e parë: Goli i Kristjan Asllanit ndaj Genoas është më i votuari i muajit mars. Goli i parë i mesfushorit shqiptar me fanellën e Interit zhbllokoi një sfidë të vështirë dhe tinëzare: Asllani përmbylli në mënyrën më të mirë një aksion të shpejtë nga zikaltërit, nisur nga topi i rikuperuar nga De Vrij.
Duhen tre pasime për ta sjellë Kristjan të vetëm para portës së Genoas: pasimi vertikal i holandezit, Barella dhe asistimi ndriçues i Alexis Sanchez çliruan lojtarin shqiptar, i cili ishte shumë i zoti për të dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë.
Tifozët e Interit kanë zgjedhur golin e Asllanit si më të bukurin e muajit mars përmes kanaleve zyrtare të Interit Facebook, Instagram dhe Twitter.