“Granit Xhaka është blerja më e goditur e sezonit”, komentoi ditën e djeshme paraqitjen e dardanit “Sky Sport”. Sipas gazetarëve të britanikes Xhaka duhet vlerësuar pasi ka arritur që brenda pak kohe të kthehet në lider madje të udhëheqë ekipin e Sunderland në vendet e para të klasifikimit edhe pse një vit më parë ishte pjesë e Championship (kategoria e dytë angleze).
Xhaka, spikati në sfidën e Londrës duke bërë që Sunderland atë marrë pikët e plota, ku 33-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes përballë Chelsea-t jo vetëm se dominoi mesfushën, ku arriti që të anullonte dy lojtarë si Moses Caicedo dhe Enzo Fernandez, të cilët kanë kushtuar 220 milionë euro, por edhe për saktësinë në veprime (ishte lojtari që fitoi më shumë duele në fushë pa shkaktuar asnjë faull).



