Gvozdenovic: “Ende nuk mendoj për ‘Final – Four’, kemi ende punë përpara për të bërë”

Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti pastër me rezultatin 0-3 Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t. Pas sfidës, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic u shpreh për MCN TV:

Fitorja? Ende nuk mendoj për “Final – Four”. Si ndaj Kukësit edhe sot ishte shumë e rëndësishme dhe ishim pak të stresuar. Bravo çunave dhe stafit tim për lojën që po bën kjo skuadër. Jam shumë i lumtur për fitoren.

Sot ishim pa 4 lojtarë dhe kjo është shumë e rëdësishme. Kemi sfida shumë të vështira para. Kemi Dinamon dhe Partizanin dhe kemi ende punë përpara për të bërë.

2 gola të shpejtë, i prisnit? E nisëm mirë, pasi shënuam dy gola shumë të shpejtë. Nuk ishim gati të shnëonim kaq shpejt, por ishte shumë mirë dhe ishim shumë të qetë.

2-0 ishte rezultat shumë i vështirë dhe unë si trajner isha shumë i përqendruar dhe do të kërkoja golin e 3-të. Doja të freskoja ende skuadrën për të shënuar më shumë, pasi kishte shumë hapësira. Erzenin luajti dhe luftoi shumë për një gol dhe prandaj isha përqendruar për të shënuar sërish”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu