Skënderbeu ka marrë një fitore me vlerë duke mposhtur Teutën në shifrat 3-1. Pas ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV:
“Shumë i kënaqur, sot e dija që do të bënim një ndeshje me tension. Teuta kishte nevojë për pikë ashtu si ne. Sot e rëndësishme ishin pikët dhe jam i lumtur që i morëm. Bravo për çunat.
Ky është futbolli, goli i parë nuk ishte gabim, vjen nga një aksion i bukur dhe sulmuesi e finalizoi bukur. Goli i dytë ishte penallti, por është pjesë e futbollit. Golin e tretë e bëmë me fat. Në momentin kur kemi nevojë për pikë, edhe fusha e vështirë pasi po vjen dimri ka edhe shi, mendojmë vetëm për pikët.
Ahanonu? Jam i kënaqur me të, ai i meriton të gjitha. Ishte mirë edhe në ndeshjet e fundit dhe sot meritonte një shans nga formacioni. Jam i kënaqur edhe si luajti taktikisht.
Final Four? Do shikojmë, në futboll s’ka garanci. Diferenca me vendin e 9-të nuk është e madhe. Kemi ndeshje me Kukësin, pastaj Erzeni, do të provojmë për të patur vazhdimësi të mirë.”