Saturday, July 27, 2024

Josa: “Nuk mund të them që jam i kënaqur me 1 pikë, goditjet në portë nuk munguan”

Lexo

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur sot në “Loro Boriçi”, në një sfidë që është mbyllur pa gola mes dy skuadrave. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa:

“Nuk mund të thuash që jam i kënaqur me 1 pikë, por kur shikon si shkoi loja atëherë unë në përgjithësi jam i kënaqur. Edhe goditjet në portë nga të dyja ekipet munguan.

Je i kënaqur me mënyrën se si finalizuat apo në pasimin e fundit? Nuk është problemi deri tek finalizimi. Që të shkojmë deri aty duhet të zhvillojmë një lojë të mirë. Duke pasur parasysh që luajtëm me 4-3-3 duhet të ishim më të vëmendshëm. Sidomos në pjesën e parë, Vllaznia ishte shumë e saktë dhe fitoi shumë dyluftime në mesfushë.

Sobowale nuk po jep në fushë? Ka pasur disa probleme fizike. Disa probleme ia kam evidentuar në ndeshjen kundër Tiranës. Kundër Tiranës pati një rendiment të mirë. I thashë dhe njëherë tjetër që duhet të jetë më i saktë në mënyrën si mbron topin dhe të jetë më i vendosur në dyluftime.

Pse e nis Ujka ndeshje nga stoli? Sa ndikuan në ndeshje mungesat? Kurti ka luajtur tre ndeshje me ekipin Kombëtar të të rinjve. Dy 90 minutësha i ka luajtur dhe Kryeziu. Duke futur dhe lojtarët e tjerë që kishin problemet e tyre. Edhe Melo është jashtë. Përsa i përket Ujkës nuk e ka bërë stërvitjen të plotë gjatë këtyre dy javëve. Ka pasur disa probleme. Nuk ishte i plotë në stërvitje, prandaj nuk e përdorëm sot. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Por duhet të ruajmë dhe lojtarët, pasi na ndikon shumë mungesa e një lojtari për dëmtim më pas.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img