Sunday, November 24, 2024

Gvozdenovic: “Kundërshtarët nuk krijuan shumë raste për gol, duhet të kishim shpejtësi përpara”

Lexo

Vllaznia ka fituar në transfertën e vështirë të Skënderbeut me rezultatin minimal 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore” Vendasit e kishin shumë të vështirë pasi luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34’ e sfidës. Pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, u shpreh për mikrofonat e MCN TV:

“Kur morëm kartonin e kuq e kishim shumë të vështirë pasi u detyruam të ndryshonim dhe formacionin. Na e prishi gjithë sistemin e lojës. Ishte shumë e vështirë për ne. Kishim mendimin vetëm si do të vendoseshim mirë në fazën mbrojtëse. Ishim të ekuilibruar, por ky ishte maksimumi ynë sot. Nuk mund të them që ishim pafat pasi Vllaznia luajti mirë. Mendoj për dy raste që mendoj se ishin penallti.

Pse pas kartonit nuk bëre ndryshim në fazën mbrojtëse? Ishim mirë, ishim në ekuilibër dhe të fortë në ajër. Ky ishte mendimi im. Kundërshtarët nuk krijuan shumë raste për gol. Duhet të kishim dhe shpejtësi përpara.

A mendon se Skënderbeu nuk po vendos dot ekuilibër për të marrër pikë të rëndësishme? Është e drejtë dhe sot jam shum i mërzitur. Sot ishte shumë e vështirë pasi ishim me një lojtar mangët. Ishim shumë afër barazimit, donim të rrinim në ekuilibër. Goli i parë ishte me fat pasi nuk ishte një krosim i bukur. Pas këtij momenti ishte e vështirë për të vazhduar.

Me ndryshimin e sistemit nuk menduat se gabuat duke i lënë hapësira Vllaznisë Kur kemi 10 lojtarë dhe kemi një pjesë të dytë përpara dhe kemi 10 minuta nga pjesa e parë, nuk mund të mendoj vetëm si të mbrohem. Problemi ishte nga majtas dhe djathtas.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img