Wednesday, May 15, 2024

(Video) Volej Femra-Vllaznia nuk ia del. Luan si e barabartë me Tiranën, por kualitetet bardheblu vendosin në pikët shtesë

Lexo

Vllaznia-Tirana  0-3(25-27, 24-26, 18-25)

Tirana në volejboll për femra dhe meshkuj ishte mysafire këtë fundjavë në qytetin e Shkodrës duke u ballafaquar me ekipet respektive të klubit Vllaznia.

Ditën e djeshme luajtën Vllaznia-Tirana për meshkuj, ku Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja mundi Tiranën kampione me rezultatin 3 me 1. Ndërkohë që me të njëjtën objektiv për fitore u fut në fushën e lojës edhe ekipi i femrave kuqeblu.

Edhe pse përballë kishte një skuadër të mirëfinancuar në përbërje të së cilës luajnë dy volejbolliste cilësore të huaja, ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajnerja Nora Deda luajti si e barabartë me Tiranën.

Një gjë e tillë është parë qartë në fushën e lojës, jo vetëm për ato që ishin prezent në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por edhe për shumë të tjerë që patën rastin ta ndjekin takimin në fjalë përmes transmetimit direkt bërë nga portali Veriu Sport të të gjithë ndeshjes.

Rezultatet e dy seteve të parë, 25 me 27 dhe 24-26 për Tiranën flasin qartë për rivalitetin e fortë që e karakterizoi këtë ndeshje. Vllaznia ishte shumë pranë që t’i fitonte këto dy sete, gjë që e pranoi pas ndeshjes edhe trajneri i bardhebluve, Hasan Gurabardhi, por përvoja dhe kualitetet e Tiranës bënë diferencën në pikët vendimtare duke i dhënë fitoren skuadrës mysafire.

Humbja e dy seteve të parë në pikët shtesë, duket se dhanë efektin negativ në aspektin psikologjik, që duke i shtuar edhe rënien e anës fizike, bënë që Tirana të përfitojë në setin e tretë, që duke krijuar diferencen që në fillim, arriti ta mbajë deri në fund të setit, të cilin e fitoi me shifrat 18 me 25 dhe të gjithë ndeshjen me shifrat e seteve, 0 me 3.

(Video) Ndeshja e plotë me koment, Vllaznia-Tirana në Volejboll femra(0-3). Superliga e volejbollit femra.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img