Kukësi e nis me humbje Superioren dukeu mundur me shifrat 3-1 në transfertë përballë Vllaznisë. Pas kësaj sfide foli dhe tekniku i Kukësit, Rraman Hallaçi për “MCN”:
“Duke ditur që në skuadër janë afruar shumë lojtarë dhe kemi marrë shumë lojtarë në provë jemi munduar të rregullojmë skuadrën dhe mendoj se këmi bërë diçka të mirë. Kanë ardhur lojtarë nga jashtë që nuk kanë CV të pasur, por sot kanë treguar vlera.
E kishim përgatitur ndeshjen që të merrnim një rezultat pozitiv. Pësuam gol dhe gjetëm forcën të reagojm. Por morëm përsëri golin në një moment të vështirë. Edhe në fillim të pjesës së dytë pësuam përsëri dhe na u vështirësuan gjërat.
Na duhet shumë punë për të qenë gati për sfidat e tjera. Humbën edhe ne raste, por edhe Vllaznia na vendosi shumë në vështirësi. Më vjen keq për mënyrën si e humbëm këtë ndeshje. Mu dha një sinjal pozitiv dhe do ngrihemi nga java në javë.
Nuk jemi më skuadra që kërkojmë titullin kampion. Kemi folur me drejtuesit, dëshira ka qenë të marrim lojtarë të Superiores që kanë bërë mirë, por në këtë moment nuk i kemi marrë dot për arsye të ndryshme. Gjithsesi kemi krijuar një ekip me sakrifica. Nuk jemi gati për trofe, por do të synojmë nëpërmjet Kupës.
Situata financiare? Drejtuesit kanë dalë garant që do të jenë shumë korrekt. Unë dhe stafi ndihemi të qetë. Nuk e di sa janë kontratat e lojtarëve, por dhe lojtarë të shtrenjtë nuk kemi pasur mundësi që të merrnim.
Nuk kanë ardhur të gjithë lojtarët që ditën e parë dhe kjo ka qenë e vështirë për mua si trajner. Por me seanca stërvitore kanë marrë diçka deri diku.
Faktikisht dëshira ime është të luaj me 4 mbrojtësa. Por u e nisa me 3 mbrojtës. Por duke ditur që ka sulmues të shpejtë tek Vllaznia, kalova edhe me 5. Ndryshova sistemin nga ndeshjet miqësore, por isha i detyrurar. Mund të bënim më shumë presing, por e kisha pakëz me frikë të shkoja shumë lart.”