Saturday, July 27, 2024

Memelli: “Bëmë detyrën, doja më shumë gola. Të gjithë lojtarët janë në planet e Vllaznisë”

Lexo

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s ka nisur me festë për Vllazninë. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Kukësin në “Loro Boriçi”. Pas kësaj sfide foli edhe trajneri i kuqebluve, Migen Memelli për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”:

“Duke qenë se është ndeshja e parë, ky 3 pikësh rrit moralin e skuadrës. Kampionati ka një melodi tjetër. Ju e patë shumë mirë se çfarë ndodhi sot në Rrogozhinë edhe pse Egnatia është favorite. Sot kemi bërë detyrën dhe nuk duhet të ketë eufori. Kemi humbur shume shanse si me Malën dhe Grudën. Ajo ç’ka më mërziti sot është dëmtimi i Juric dhe i Krymit para 3 ditësh.

Do punojmë më tepër për mbrojtjen, pasi Kukësi në rastin e parë që erdhi në zonë ia doli të shënonte. Arti i të mbrojturit është një lexim i lojës së kundërshtarit. Por tek rasti i golit nuk i vë faji askujt pasi njëri nga lojtarët tanë doli huq. Por edhe këto situata duhet të përmirësohen.

I kam thënë futbollistëve që ky kampionat do të shkojë deri në 100 minuta. Gjithsesi besoj se do të shtojmë volumin e punës edhe në manovrën e mbrojtjes. Por duke parë që Kukësi është më i dobët se ne u munduam të luanim më shumë më manovër sulmuese.

Larmia që kishin lojtarët në lojë ishte shumë e mirë. Ne krijuam shumë, me Grudën dhe Malën. Bekimi gjithashtu kishte raste. Ajo që do të preferoja ishte që të shënohej më tepër dhe tek shtrirja e golave, mos të fokusohen vetëm tek një. Mendoi se lojtarët e krahut duhet të tregohen më shumë altruist.

Ne kishim përgatitur një strukturë tjetër, por kjo ndryshoi falë skemave të Kukësit dhe në fakt ne patëm pakëz vështirësi. Por kam kërkuar mënyrë ultraofensive të lojës. Në disa raste më pëlqeu, por në disa raste jo. Por përmirësimet do të vazhdojnë që në ndeshjen e ardhshme. Do të plotësohemi gradualisht.

Të gjithë lojtarët janë në planet e Vllaznisë, si Alivoda dhe të tjerët. Meqënëse janë në klub, të gjithë janë në planet e mia. Edhe Alivoda meqenëse është pjesë e Vllaznisë është në plane.

Kur të shkojmë në ‘Final Four’, do të them dhe cili ekip do ta fitojë kampionatin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img