Saturday, July 27, 2024

Balaj: “Ndjesi e mirë të shënosh në ndeshjen e parë, trofeu i këtij kampionati per ne është ‘Final Four”

Lexo

Pas fitoren të Vllaznisë ndaj Kukësit me shifrat 3-1, për “MCN” foli kapiteni i kuqebluve, Bekim Balaj.

“Ndjesi e mirë të shënosh në ndeshjen hapëse. Një ndjenjë e mirë të fitosh para tifozëve. Por zhvilluam një ndeshje të mirë. Na vendosën në vështirësi, por që e morëm shpejt në dorë lojën.

Vjet nuk ishte një sezon nga ai që doja, pasi kisha vështirësitë e mia. Nuk do të thoja përshtatja, por vështirësia për të gjetur golin ishte.

Trofeu i këtij kampionati është kapja e “Final Four”. Jam besim plotë, mundësitë janë dhe skuadra është. Nga ndeshja në ndeshje ne mund të përmirësohemi. Kemi mundësi reale për ta arritur.

Këtë sezon që nga ndeshja me Linfield, ishte një ndeshje që luajtëm pak a shumë si sot përsa i përket vendosjes së lojtarëve. Por me presing nga krahët mund të shënoj më shumë. Këtë sezon ka më shumë gjasa të gjindem para portës dhe të shënoj.

Të jesh pjesë e Kombëtares është krenari, por nëse trajneri mendon se jam i nevojshëm, unë jam gati”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img