Hana Dinglei, trajnerja e parë e një ekipi meshkujsh në Angli. 39-vjeçarja do të drejtojë Forest Grin Rovers

Anglia, vendi ku ka lindur futbolli, merr përsipër të regjistrojë një tjetër histori. Bëhet fjalë përsëri për futbollin, por këtë herë me rolin e trajnerit duke emëruar një femër në krye të një skuadre meshkujsh.

Rasti në fjalë i përket skuadrës profesioniste të meshkujve Forest Grin Rovers, drejtimin e së cilës e ka marrë trajnerja 39-vjeçare Hana Dinglei.

Për klubin në fjalë dhe futbollin anglez në përgjithësi Hana Dinglei nuk është i panjohur. Më herët ajo ka qënë po e para në histori që një femër emërohet drejtuese e Akademisë së Futbollit të klubit Forest Grin Rovers. Ndërkpohë që në vazhdim, me rënien e skuadrës nga kategoria mori drejtimin e skuadrës si trajnere.

Trajnerja në fjalë pritet që të ketë debutimin e saj si trajnere e Forest Grin Rovers në ndeshjen miqësore ndaj Melksham.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu