Saturday, November 23, 2024

Handball-Turne Ndërkombëtar Memorial në nderim të ish presidentit të Vllaznisë, Nikolin Karroca. Ferizaj fiton finalen me Gjakovën dhe shpallet fitues

Lexo

4 ekipe, tre  nga Kosova, Kastrioti i Ferizajt,Vëllaznimi i Gjakovës, Liria e Prizrenit dhe Vllaznia e Shkodrës vendase, ishin konkurues në Turneun Ndërkombëtar Memorial të Handballit i organizuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në nderim të ish handballistit dhe ish presidentit të Vllaznisë, Nikolin Karroca. Në bazë të shortit të hedhur përpara aktivitetit, fillimisht u luajtën dy çiftet gjysëmfinaliste Vëllaznimi Gjakovë-Liria Prizren dhe Kastrioti Ferizaj-Vllaznia Shkodër. Në ballafaqimin e parë kosovar, Vëllaznimi-Prizreni fitues është shpallur skuadra gjakovare me rezultatin 29-21. Në vijim, në përballjen, Kastrioti-Vllaznia fitues ishte Kastrioti me rezultatin  23-20.

Në bazë të rezultateve, gjysëmfinalet përkatëse prodhojnë një finale kosovare në mes ekipeve të Vëllaznimit të Gjakovës dhe Kastriotit të Ferizajt. Por, përpara se të luhej finalja e turnout, në program ka qënë ndeshja për vend të tretë dhe të katërt duke vënë përballë, Vllazninë vendase dhe Lirinë e Prizrenit. Takim ky që u shoqëruan me një luftë shumë të fortë sportive, ku fituesi u përcaktuan në limitin e kohës së rregullt të ndeshjes duke nxjerrë fitues ekipin prizrenas me rezultatin 18-19.

Shumë e fortë si dhe emocionuese ishte sfida finale në mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Kastriotit të Ferizajt. Pas disa barazimeve radhazi, ndeshje finale u mbyll me rezultatin 20 me 16 në fitim të skuadrës së Ferizajt, fitore kjo që e shpallë këtë skuadër fituese të Turneut Ndërkombëtar Memorial kushtuar ish handballistit dhe ish presidentit të Vllaznisë në handball, Nikolin Karroca.

Krahas trofeut të vendit të parë për ekipin e Kastritit të Ferizajt, gjyqtaria përkatëse ka dorëzuar çertifikata edhe për lojtarin më të mirë të aktivitetit, Festim Mustafa i Kastrioti Ferizaj, portieri më i mirë u shpall Menot Pozhegu i Vëllaznimit Gjakovë, ndërkohë që çertifikatë Mirënjohje shkoi edhe për Dardan Gucati si arbitri kryesor i aktivitetit.

Ky turne u sponsorizua nga familja “Karroca” dhe miku i ngushtë i të ndjerit, Nikolin Karroca, presidenti i Federatës Shqipitare të Gjimanstikës, Leonard Luli. Ndihmuan aktivitetin edhe Ahmet Petrova, Ilir Kuka, Fred Zefi, Scutari Distribution dhe pija energjike 8S2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img