Saturday, April 27, 2024

Futboll-Kombëtarja/Uells-Shqipëri 0:0, tekniku Reja i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjëve

Lexo

Shqipëria e trajnerit Edoardo Reja ka luajtur pasditen e së shtunës së 5 qershorit, ndeshjen miqësore ndaj Uellsit, duke bërë një paraqitje pozitive dhe duke arritur të marrë një barazim 0-0 në Cardiff City Stadium.

Kuqezinjtë zbritën në fushën e lojës përballë një skuadre që përgatitet për debutimin në Kampionatin Europian, dhe në pjesën më të madhe u dominua nga skuadra jonë.

Pjesa e parë filloi me një kontroll të lojës nga kuqezinjtë, që tregojnë personalitet në fushën e lojës, zotërojnë topin dhe arrijnë të afrohen në portën kundërshtare me guxim, duke vënë në vështirësi mbrojtjen britanike. Rasti më i mirë i pjesës së parë është në këmbët e Rey Manaj që shërbehet me një top pas shpine nga Bare dhe gjendet përballë portierit kundërshtar duke goditur pak lart mbi kuadratin e portës.

Fraksioni i dytë i lojës është më i balancuar, me Uellsin që bën ndryshime në aspektin sulmues dhe ka një hap më shumë se skuadra e Rejas në disa momente.

Lëvizje edhe te kuqezinjtë, që pas aktivizimit të Veselit, hidhen në fushë edhe Cikalleshi me Trashin në minutën e 61. Goditja e parë në portë nga britanikët vjen në minutën e 73-të, duke vënë në provë portierin Selmani që luajti ndeshjen e parë si titullar sot me fanellën kuqezi.

Minuta e 77-të sjell dhe tre zëvëndësimet e fundit duke hedhur në fushë Laçin, Kallakun dhe Seferin për Baren, Çekiçin dhe Seferin. Loja vazhdon me të njëjtën logjikë të parë nga fillimi dhe nuk ka asnjë ndryshim deri në fund duke e mbyllur gjithçka në barazim.

Një paraqitje e vlerësuar pozitivisht nga trajneri Reja dhe lojtarët kuqezi që do të luajnë në ditët në vazhdim një tjetër miqësore, ndaj Republikës Çeke, në Pragë, më 8 qershor, duke filluar nga ora 20:15.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img