Hedhja e sendeve në fushë nga tifozët, Vllaznia dënohet me 100.000 lekë nga Disiplina. Dënime edhe për trajnerin e Adës Altin Xhahysa dhe zyrtarët e Veleçikut dhe Adës, Nuri Rexha dhe Mark Ndoj

Lexo

Shqipëria U-16 fiton miqësoren e parë me Malin e Zi U-16 në Podgoricë

Mali i Zi U16 – Shqipëri U16          0-1(Shënues: Nuredini 64’)Formacioni i Shqipërisë: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi,...

(Video) Vllaznia humb në shtesë Superkupën e Shqipërisë. Kuqeblutë tashmë të përqëndruar tek kampionati, presin të hënën Egnatian në “Loro Boriçi”

 Ashtu siç pritej, Superkupa e Shqipërisë ka dhuruar emocione pa fund. Tirana kampione e Shqipërisë dhe Vllaznia fituese e...

Klubi i Futbollit Vllaznia është dënuar me gjobë 100.000 lekë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptar të Futbollit. Komisioni përkatës e mori këtë vendim në mbledhjen e sotme për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportive.

Ndëshkim të ashpër i ka akorduar Komisioni i Disiplinës edhe KF Delvina, ku për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 kundër AF Elbasanit. Po kështu, klubi delviniot detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Grupit B të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

Pjesë e ndëshkimeve nga Komisioni i Disiplinës këtë të martë ishte edhe trajneri por edhe futbollisti i Adës së Velipojës Altin Xhahysa, Zyrtari i KSSH Veleciku, Nuri Rexha, Zyrtari i KF Ada, Mark Ndoj, tj.

Njihuni me vendimet e sotme të Komisionit të Disiplinës

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i Beselidhja, Samet Gjoka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Burreli, Endrit Kastrati, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KSSH Veleciku, Nuri Rexha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF Ada, Mark Ndoj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF Ada, Altin Xhahysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër AF. Elbasani dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi B, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.
  8. Lojtari i FK Tepelena, Igli Kalemi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  9. KF Shkumbini, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  10. Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i AF Luftetari, Sena Martinez Rafael Ricardo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtarja e KF Teuta – femra, Albiona Zotaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtarja e Kinostudio – femra, Dia Baftia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Shenkolli, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 , në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër AK.Shqiponjat 2017, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.
  15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Partizani U-21, Ralf Cela, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -