Thursday, April 25, 2024

Armando Broja, djaloshi shqiptar i Çelsit që po bën krenar bashkëkombësat e tij: Jam krenar që jam nga Shqipëria, e dashuroj faktin që vij nga ai vend dhe nder që luaj për ekipin tim kombëtar!

Lexo

Tashmë mund të them plotësisht që Armando Broja, djaloshi i talentuar shqiptar që luan për  Çelsin, është bërë një nga personazhet kryesore të skuadrës londineze. Nga zëvendësues Broja ka fituar besimin e stafit teknik për të luajtur titullar në fushën e lojës. Madje, sot, në pragndeshjen e Ligës së Kampioneve të Europës Çelsi-Dinamo Zagreb, Armando Broja ka qënë personazhi kryesor i klubit londinez në konferencën e shtypit të pragndeshjes. Konferencë kjo që ka shërbyer ndër të tjera edhe për deklaratat e tija patriotike për Shqipërinë, vendin nga vjen.

“Nuk kam lexuar me saktësi se çfarë po ndodh por unë e kam thënë gjithmonë që jam krenar që jam nga Shqipëria. Prindërit e mi dhe origjina ime janë nga atje. E kam thënë që e dashuroj faktin që jam nga ai vend, është një nder gjithashtu të luaj për ekipin tim kombëtar. Nuk kam lexuar shumë për situatën, por mund të flas për veten dhe jam krenar që jam prej atje, një vend i mrekullueshëm”, iu përgjigj djaloshi nga Bajza e Malësisë së Madhe, Armando Broja, një pyetje që iu bë në lidhje me situatën me emigrantët shqiptarë që vijnë në Angli.

Ndërkohë, sa i përket praninë së tij tek Çelsi dhe konkretisht pragndeshjes me Dinamon e Zagrebit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve, Broja u shpreh:“Të gjithë e dinë që Çelsi është një nga klubet më të mira në botë ndaj do të jetë gjithmonë e vështirë që të bëhesh pjesë e skuadrës dhe të paraqitesh mirë. Unë isha shumë entuziast që luajta për herë të parë në Premier Ligë dhe ishte një pikënisje e mirë për mua.

Ky është një hap i mirë i parë për mundësitë që do të më shfaqen, ynë do të mundohem që të tregoj veten në stërvitje dhe në fushë, që të më jepet mundësia që të tregoj se çfarë di të bëj. Në një klub si Çelsi do të jetë e vështirë, konkurrenca është e lartë ndaj e di që nuk do të jetë e lehtë, por do të mundohem ta kaloj këtë fazë.

Unë jam një lojtar që luan në mënyrë shumë të shpenguar. Mua më pëlqen të luaj futboll ndaj kur trajneri më beson që të kem ndikim në fushën e lojës, unë bëj më të mirën që të ndihmoj skuadrën me një gol, një asist apo thjesht duke luajtur mirë dhe duke u munduar që të krijoj disa raste për skuadrën. Gjithçka ka të bëjë me mundësitë pozitive. Është në dorën e trajnerit se çfarë ekipi zgjedh, ai zgjedh skuadrën dhe sido që të jetë, nëse jam në formacion apo jo, unë gjithmonë jap më të mirën për klubin. Shumë lojtarë të rinj mund të mërziten kur nuk kanë shumë minuta loje në dispozicion, por unë mundohem të shoh anët pozitive dhe mundohem të zhvillohem si futbollist dhe person. Të punoj me lojtarët e nivelit më të lartë rreth meje ka një impakt pozitiv ndaj unë mundohem që ta ruaj këtë në stërvitje, pres me padurim për mundësitë që më jep trajneri dhe të mundohem të bëj maksimumin kur shfaqet. Për mua është inkurajuese që ai më beson që të hyj në fushë dhe të kem një impakt në ndeshje dhe të ndryshoj performancën e ekipit.”

Çelsin e shoh si një mundësi të madhe për mua dhe familjen time. Ky është klubi i fëmijërisë, do të mundohem të bëj më të mirën për veten e për klubin. Do të bëj maksimumin që të arrij të hyj në formacionin titullar, të siguroj ekipin e parë dhe të përfitoj sa më shumë mundësi. Për mua është një hap i rëndësishëm nga aty ku isha në sezonin e kaluar te ku jam tani. Ndaj do të vazhdoj të mundohem të përmirësohem si lojtar dhe si person. Ky është objektivi im, që të bëhem më mirë. Te Çelsi është një mundësi e mirë.

Çdo ndeshje është e rëndësishme. Për mua nuk ka shumë rëndësi kush është kundërshtari përballë. Për mua ka rëndësi vetëm vetja dhe përformanca. Nëse do të paraqitemi siç jemi përgatitur dhe stërvitur këto ditë, do të marrim rezultat, por ne fokusohemi te vetja jonë, te skuadra jonë. E dimë që do të jetë e vështirë se janë një skuadër e mirë, por ne do të fokusohemi që të marrim tre pikët dhe të shkojmë në fazën me eliminim direkt

E dimë që janë një klub i mirë, kanë arsye pse të luftojnë pasi duan të shkojnë në Ligën e Europës ndaj do të jetë një ndeshje e vështirë. Por duhet të fokusohemi të vetja dhe do të mundohemi të shkojmë në fazën me eliminim direkt në formë të mirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img