Thursday, July 4, 2024

HSK Posusje-Vllaznia, miqësore, ora 18:00. Testi i fundit i kuqebluve përpara kthimit nga Bosnja

Lexo

Me miqësoren që do të luajë kundër skuadrës së kampionatit boshnjak HSK Posusje, e pesta në renditjen e sezonit të kaluar, Vllaznia mbyll periudhën e ditëve përgatitore të planifikuara për t’u zhvilluar në Bosnje. Më herët ka zhvilluar miqësoren e parë përgatitore ndaj skuadrës Zrinjski Mostar, nënkampione e Bosnjes, të cilën e fitoi me rezultatin 1 me 0 me gol të shnëuar nga kapiteni Bekim Balaj. Ndërkohë, që pas miqësores së sotme, skuadra do të niset drejt qytetit të Shkodrës, ku do të finalizojë gjithçka përpara nisjes drejt Islandës për ndeshjen e parë europiane të datës 11 korrik 2024.

Ashtu si edhe në miqësoren e parë, edhe në miqësoren e sotme, trajneri kuqeblu Thomas Brdariç do të hedhë në fushën e lojës lojtarët më të spikatur, të cilët, ai dhe stafi i tij i ka piketuar për t’u aktivizuar në dy përballet e para europiane të Conferencë Leagur përballë Valur të Islandes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img