Vllaznia, gati për Teutën. Lehtësohet infermieria, përmirësohen Mala dhe Pusi, mungon vetëm Hakaj

Vllaznia është gati për ndeshjen e radhës, atë ndaj Teutës së Durrësit që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:15.

Përballja e së martës me Laçin në transfertë, përpos humbjen me rezultatin 2 me 1, dha efekte negative edhe në lëndimin e tre futbollistëve titullarë, Hakajt, Malës dhe Pusit.

Mungesa këto që natyrshëm u shndërruan në problem për stafin teknik duke i detyruar të zgjedhin alternativat e mundshme për zëvendësimin e tyre.

Megjithatë, puna e mirë e stafit mjekësor kuqeblu ka bërë që në kohë rekord dy prej të dëmtuave, dhe konkretisht Mala dhe Pusi të kenë përmirësime të ndjeshme.

Një gjë e tillë është vërejtur edhe në seancën e pasdites së sotme zhvilluar në fushën sportive të Golemit ku dyshja Mala-Pusi është parë t’i bashkohet skuadrës në stërvitje

Ndërkohë, për mëngjërashin e prapavijës Ersin Hakaj, duket se pesha e dëmtimit është më e rëndë, ku sipas stafit mjekësor ai do t’i mungojë skuadrës në sfidën e së shtunës me Teutën.

Gjithçka pritet të vendoset të premten, që është edhe seanca e fundit stërvitore anti-Teuta. Gjithësesi, përgjithësisht duhet thënë se në kampin kuqeblu mendojnë se janë gati për sfidën me durrsakët, madje ka entuziazëm dhe besim të plotë se do ta kalojnë me sukses.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu