Thursday, May 2, 2024

(Video) BOKS-Sukses i trefishtë i Nelson Hysës. Kampion invidual dhe ekipor me Vllazninë, si dhe shpallet boksieri më i mirë i kampionatit

Lexo

Në Kampionatin Kombëtar të boksit të zhvilluar fundjavën e kaluar në Tiranë, Vllaznia si ekip u shpall kampione për të 25-tën herë, ndërkohë që për kampionin Nelson Hysa, ky ishte titulli i 17-të që fiton në prizmin individual. Ndërkohë, ka edhe një trofe tjetër individual për Nelson Hysën, atë të shpalljes së boksierit më të mirë të kampionatit.

Emocionet e këtij suksesi Hysa i përcolli në një konferencë shtypi dhënë mesditën e sotme në palestrën e boksit Vllaznia. Ndër të tjera ai foli për garën plot rivalitet të këtij kampionati, të cilin ai e quan si më të mirin e viteve të fundit.

Edhe pse dy vitet e fundit ka nisur rrugën e bukur të boksit profesionist, Hysa thotë se ka detyrime për boksin amator, dhe që sa herë të ketë nevojë Vllaznia, do të kontribuojë për ngjyrat kuqeblu në kampionatin kombëtar.

Ndërkohë, sa i përket boksit profesionist, Hysa bëri të ditur se që prej ditës së sotme ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila sipas tij pritet të jetë në Angli e planifikuar që të ketë një kundërshtar të nivelit cilësor.

Për Nelson Hysën. sukseset e arritura në kampionatin e fundit të zhvilluar në Tiranë, por edhe të tjerave të mëparshëm në boksin profesionist kanë një dedikim, duke shkuar për familjen e tij që e ka mbështetje të fuqishme për arritjen e rezultateve pozitive.

(Video) Prononcimin e plotë të kampionit të boksit Nelson Hysa, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img