Friday, April 19, 2024

Humb në shtëpi me Dinamon, trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade i zhgënjyer me skuadrën e tij

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Skenrdi Bejzade, pas ndeshjes, Laçi-Dinamo, 0-1

“Në fakt ne jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjitha krijojmë raste. Kjo është ndeshja e parë që nuk shënojmë gol, duke parë edhe rastin e Sobouale që më e vështirë është të nxjerrësh jashtë se të shënosh. Kemi 2-3 ndeshje që pësojmë që në fillim, na prish ekuilibrat e lojës, hyjmë në panik dhe është e vështirë të kthesh rezultatin. Sot edhe me një më shumë nuk arritëm të barazojmë. Kur nuk barazon me një më shumë, i bie që Dinamo e meritoi fitoren, për gabimet tona, por edhe agresivitetin që nuk treguam ne. U thashë edhe lojtarëve në pankinë që nuk po e kuptoj kush është ekipi im dhe kush i Dinamos. Ata vlerësonin çdo dyluftim, e kundërta me ekipin tonë. Nuk na funksionoi pika kryesore, lojtarët që mbajnë peshë nuk ishin në lartësinë e duhur.

Ata lojtarë që përballojnë Superioren i kemi futur në lojë, nuk është se kemi shumë lojtarë në dispozicion.

Në ndeshjen me Egnatian, shkonim deri në zonë dhe aty nuk i jepnim zgjidhje, të goditnim apo jepnim pasin final. Kjo është arsyeja, ka munguar sinkronizimi, por shpresojmë që në vazhdim çunat të japin më të mirën dhe të mos dalim pa shënuar gol, pavarësisht si shkon ndeshja. Nuk jam i kënaqur sidomos që nuk shënuam, aq më shumë në fushën tonë.

Ne kemi lojtarë që kanë peshë, Ujka që ëshë ndër më të mirët në kampionat, pres më shumë dhe kur nuk është në ditë të mirë, çalojmë disi. Edhe Sobouale ka ndeshje që nuk është ku duhet, ka pasur probleme fizike e nuk ka qenë sot në ditën e tij të mirë. Nuk dua të përmend emra, kur nuk funksionon skuadra e kemi të gjithë fajin. Do mundohemi të bëjmë më të mirën në gjithë ndeshjet, të marrim pikët që mbeten në fazën e parë”, u shpreh pas ndeshjes, për MCN trajneri i kurbinasve Skerdi Bejzade.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img