Saturday, July 27, 2024

Sinjale pozitive për Dinamon, Fitorja e dytë vjen transfertën e Laçit

Lexo

Laçi-Dinamo  0-1(Shënues: Zabërgja 12’)

Takimi që uli siparin e javës së 6-të të Kategorisë Superiore ishte ai që u zhvillua të enjten pasdite në Laç, midis skuadrës vendase dhe Dinamos. Të dyja skuadrat erdhën në këtë sfidë pasi i kishin humbur takimet e javës së 5-të, teksa kurbinasit kishin korrur edhe dy fitore dhe kishin marrë edhe një barazim, përkundër 4 humbjeve dhe një fitoreje të vetme të dinamovitëve të Luixhi Di Biaxhos, vazhdë rezultatesh kjo që ka sjellë në stadiumin e Laçit edhe Igli Taren.

Përtej minutave të para premtuese për vendasit, është skuadra mike që vendos shpejt diktatin, duke gjetur edhe golin e parë në minutën e 12-të, kur Zabërgja gjen rrugën e rrjetës pas një goditjeje këndi. Në minutën e 31-të, kryesori Ferataj ka dhënë fillimisht një 11-metërsh për Laçin, duke vijuar ta anullojë vendimin e tij pas komunikimit me Sistemin e Ndihmës-gjyqtarit të Videos (VAR), për pozicion jashtë loje.

Me Dinamon që gjen edhe golin e dytë në minutën e dytë shtesë, por që anullohet gjithashtu për pozicion jashtëloje, por me epërsinë minimale të miqve do të mbyllet pjesa e parë. Ndërsa e dyta nis më mirë për vendasit, që i afrohen golit në minutën e 58-të, ndërsa 5 minuta më pas, Dinamo do të mbetet me 10 lojtarë, pasi Behiratçe ndërhyn ashpër ndaj Kurtit, dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke u largohet nga loja me karton të kuq.

Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Dinamo ia ka dalë ta mbrojë fitoren minimale ndaj Laçit, duke marrë 3-pikëshin e dytë këtë fillimsezon, ndërsa kurbinasit pësojnë humbjen e 3-të këtë sezon.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img