Trajneri kuqezi pas humbjes: “Donim një tjetër paraqitje dhe një rezultat tjetër. Duhet të besojmë në ndeshjen e dytë”.
Pas humbjes në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Interit, Stefano Pioli nuk i fsheh vështirësitë që kishte Milani, por vazhdon të besojë në mundësinë e përmbysjes së rezultatit. “Interi luajti më mirë se ne në pjesën e parë dhe shënoi dy gola. Zikaltërit nuk hynë në kuadratin tonë deri në minutën e 7-të – shpjegoi trajneri i kuqezinjve -. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë dhe nuk arritëm të shënonim. Kjo është diferenca në këto nivele”.
“Më vjen keq, ne donim një tjetër paraqitje dhe një tjetër rezultat – shtoi ai -. Në ndeshjen e kthimit, megjithatë, duhet të besojmë në të sepse episodet mund të ndryshojnë lojën. Nuk më pëlqeu arbitri, pashë të përdoreshin standarde të dyfishta. “Leao? Ne e dimë rëndësinë e tij. Ai nuk ishte në gjendje sot. Kanë mbetur gjashtë ditë dhe duhet të presim edhe pak. Shpresa është që ai të rikthehet”.
“Ne donim të ishim kompakt, intensiv dhe agresiv. Interi fitoi më mirë nga shumë duele, topa të dytë. Dhe ata e morën lojën në dorë – vazhdoi Pioli duke analizuar ndeshjen – Ata ishin të zotë në shënimin e dy golave dhe ndeshja është shumë e komplikuar. U bë e vështirë nga pikëpamja taktike dhe mendore, por pashë një reagim të madh. Dhe këtë dua të shoh edhe në ndeshjen e dytë”.