Wednesday, June 19, 2024

Xhixho: Egnatia e meritonte finalen para Vllaznisë, shumë ishin skeptikë me Demorzin në verë

Lexo

Gazetari, Pano Xhixho, foli me superlativa për skuadrën e Egnatias, që këtë të mërkurë u kualifikua në finalen e Kupës, pasi eliminoi Vllazninë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho referuar dy ndeshjeve mes Egnatias dhe Vllaznisë, tha se rrogozhinasit e meritonin kualifikimin.

Gjithashtu ai kujtoi deklaratën e presidentit Agim Demrozi, kur kërkonte Europën në verë, ndërsa u shpreh se asokohe shumë ishin skeptikë për këtë.

Duhen komplimentuar lojtarët dhe presidenti Demrozi. Më kujtohet deklarata në korrik, kur shumë ishin skeptikë dhe nuk e besonin atë që tha Demrozi, që donte kualifikimin në Europë. Në dimër morën disa lojtarë që shtuan cilësitë në ekip.

Ishte një skuadër në ndërtim dhe sipër, por ia dolën me sukses. Kjo që arritën me Vllazninë, është e merituar. Duke parë të dyja ndeshjet, ishte Egnatia ajo që e meritonte të shkonte më tej. Te Vllaznia komplimentet i shkojnë vetëm portierit Qarri, që me pritjet e tij, i mohoi golin disa herë Egnatias.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img