Prononcimi i zëvendëstrajnerit të Kukësit Oltion Kërnaja, pas humbjes me Tiranën, 3-2
“Keqardhje se si shkoi ndeshja, e dominuam komplet. Dolëm me karton të kuq me vetëm tre faulle të lojtarit tonë, ndërsa kapiteni i ekipit kundërshtar ka bërë mbi 16 faulle dhe asnjë i verdhë.
Është e disata herë që ndëshkohemi në mënyrë të tillë nga arbitrat. Si nuk ndikoi në rezultat kur luan 10 kundër 11? Nëse do të ishte 10 kundër 10…”, deklaroi për “MCN” Kërnaja në mbyllje të ndeshjes.