Thursday, May 2, 2024

Mundi Kukësin, 3-2. Trajneri Ahmataj: Tiranës i duhej kjo fitore. Nuk është vënë asnjëherë në diskutim vendi në Top 4

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Julian Ahmataj, pas fitores me Kukësin, 3-2

“Gjithmonë ndeshjet kanë historitë dhe intrigat e veta, Tiranës i duhej kjo fitore për të nxjerrë egërsinë dhe zjarrin brenda vetes. Tiranës i duhet ky shpirt gare.

Duhet më shumë përqëndrim. Lojtarët nuk duhet të heqin dorë nga qarkullimi i topit, ajo është arma më e fortë e çdo skuadre.

Nuk është vënë asnjëherë në dyshim që Tirana është për Top 4, sot kishim arsenal të plotë në pjesën ofensive, na u desh ti përdornim të gjithë për të marrë fitoren.

Patrik është një lojtar që nuk i ndikon ana psikologjike, si pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarët e tjerë e ndjejnë presionin te Tirana. Kjo ndikon te lojtarët e tjerë, Patrik nuk e ndjen shumë, vjen pa presion. Lojtarët e tjerë për shkak të presionit, bëjnë gabime të thjeshta.

Tirana gjithmonë do të jetë pretendente, siç ka qenë në gjithë historinë. Ajo që u pa sot, duhet patjetër te kjo skuadër”, u shpreh Ahmataj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img