Saturday, July 27, 2024

Humbi në shtëpi me Erzenin e parafundit në renditje, trajneri i Partizanit Arbër Abialalija, flet në ndeshjen e fundit të tij si trajner, pasi në janar rikthehet në postin e drejtorit sportiv

Lexo

Partizani u mposht nga Erzeni në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të shijakasve.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj për të cilin është dhe ndeshja e fundit në pankinën e “Demave” para se t’i lërë vendin Orges Shehit dhe të rikthehet për të bërë vetëm detyrën e drejtorit.

“I druheshim kësaj situate sot duke patur parasysh që në mesjavë jemi konsumuar shumë dhe patjetër trofeu dhe euforia bëjnë të veten. Kemi vuajtur intensitetin e Erzenit. Normal shkuam tek humbja”, u shpreh Abilaliaj.

-Çfarë ke mësuar si trajner për ta përforcuar Partizanin?

“Duhet të them që është një ekip që për momentin ka nevojë për një periudhë pushimi. Janë 4 apo 5 lojtarë që nuk po japin rendimentin e tyre që jemi mësuar t’i shohim. Sot patëm 2-3 pasiguri me Sotën dhe Hadrojn. E dinim që Erzeni do të punonte në kundërsulm, pasi këtë lloji loje ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni. Gjithsesi momente dhe situata që nuk u zgjidhën dot. Jemi në kërkim për qendërmbrojtës, kemi profile dhe i jemi futur punës.”

-Jeni dominuar nga Erzeni në pjesën e parë. Në rast se do e nisje nga fillimi çfarë mund të bënit më mirë në pjesën e parë?

“Të dhënat reale që masin rendimentin. Posedimi ka qenë i joni dhe Erzeni ka luajtur në kundërsulm. Është e vërtetë që nuk i kemi rrezikuar, por shumicën e pjesës së parë Erzeni ishte ndërtuar për të luajtur në thellësi si rasti i penalltisë që ishte shumë bujare ashut dhe goli i Mihanës. Nuk është se Erzeni kishte diçka të palexueshme.”

-Largimi i Christian Mba?

“Nuk besoj se do të largohet askush. 6 mujori i dytë është shumë i rëndësishëm. Të gjithë futbollistët shpresoj që të jenë në organikë përveç Bytyçit që ka një dëmtim të rëndë. Nuk do të ketë asnjë largim, vetëm 2 apo 3 afrime në repartin difensiv. Në 6 mujorin e dytë futemi me lojtarë që do të kenë performancë më të madhe.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img