Saturday, July 27, 2024

“Autogol” i Partizanit…nuk shfrytëzon humbjen në shtëpi të Egnatias kryesuese. Ndëshkohet edhe ai në shtëpi nga Erzeni, 1-2

Lexo

Partizani-Erzeni   1-2 (Shënues: Bintsuka 53′ / Mihana12′, Kahrimanoviç 44′ (p))

Partizani:Qirko,Murataj(Keko 46),Sota,Janjeva,Hadroj,Mehmeti,Gueie(Kote 70),Rrapaj,Taipi(Mensah 46),Cara,Bintsuka(E.Vila 57) Trajner:Arbër Abilaliaj

Erzeni:Hasanbelli(Xhika 70),Osmanllari,Sadiki,Atanda,Peposhi,Alba,Migone(Kote 70),Maliqi(Meçja 60),Kahrimanoviç(Kacbufi 80),Zeka,Mihana Trajner:Alfred Deliallisi

Gjyqtarë:Silvio Dyrmishi(Elbasan),Ani Koçiaj(Tiranë),Maringlen Llukmani(Vlorë),Klodian Prenga(Laç) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Olsid Ferataj(Patos) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)

Një “autogol” është konsideruar humbja e Partizanit mbrëmjen e sotme në shtëpi. Aq më tepr kur dy orë më herët, rivalja Egnatia humbi edhe ajo në shtëpi, madje thellësisht nga Tirana, të kuqtë nuk arritën të përfitonin nga dështimi i rrogozhinasve dhe bënë të njëjtën gjë edhe ato teksa u mundën nga shijakasit në shtepi.

Kështu, Erzeni mori maksimumin në përballjen e fundit të vitit 2023 në kampionatin shqiptar,duke mundur në “Air Albania” 1-2 Partizanin. Kampionët regjistrojnë ndeshjen e shtatë radhazi në kampionat pa fitore,teksa pas 6 barazimesh munden në shtëpi.

Erzeni arriti që të shënojë i pari që në të 12-ën me Mihanën që realizoi një gol mjaft të bukur. Të kuqtë reaguan menjëherë,teksa 5 minuta pas golit Maget goditi traversën. Në të 38-ën Hadroj ndërhyri ndaj Zekës. Gjyqtari kërkoi ndihmën e Var e pasi pa pamjet sinjalizoi penallti. Nga pika e bardhë,Karimahnoviç u tregua i saktë,duke realizuar të dytin për shijakasit.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Partizanin,qe gjeti golin me Bintsuka në të 53-ën. Dy minuta më vonë,kampionët në fuqi fituan një 11-metërsh megjithatë Cara u ndal nga Hasanbelli. Erzeni e kontrolloi mirë lojën në vijim dhe mori 3 pikët që e nxjerrin nga zona e rënies dhe e mbyll vitin me 21 pikë pas 18 javësh,duke lënë pas Kukësin e Teutën. Në anën tjetër Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img