Saturday, July 27, 2024

Humbja e dytë radhazi, Vukicevic: “Dëmtimi i Ujkës, kemi humbur shumë në mesin e fushës. Jemi duke bërë eksperimente për të gjetur zgjidhjen më të mirë”

Lexo

Laçi ka humbur ndaj Bylis në shtëpi me shifrat 0-1. Sfida e vlefshme për javën e 4 e Superligës me golin e realizuar nga Trumçi në minutën e 59. Humbja e dytë radhazi kjo për kurbinasit që vjen në fushën e tyre, pasi një javë më parë ishte Egnatia që fitonte me të njëjtin rezultat 0-1.

Vukicevic tashmë ndodhet në një situatë jo të mirë pasi mungesa e rezultateve mund të vërë në diskutim të ardhmen në krye të pankinës së Laçit. Bellai ka rikthyer dhe një herë te fitorja ekipin e Bylisit pas humbjes në javën e shkuar ndaj Partizanit.

Prononcimi i Vukicevic për Oversport:

Humbja? Ndeshja e tretë radhazi që humbim me rezultat minimal dhe duhet ta gjejmë ku gabuam.

Situata? Humbëm 1-0, janë gjëra të vogla që bëjnë diferencën. Është e pashpjegueshme sepse kemi pasur shumë pak mundësi që të shënojmë një gol. Është faji jonë pasi nga një faul ndodhi çdo gjë. Jamë shumë i shqetësuar pasi dhe në ndeshjet e kaluar kemi pësuar vetëm nga një gol si dhe ne Europë për këtë jam shumë i shqetësuar.

Filozofia? Mourinho! Kurrë sdo të dua të humb 4-0 por Roma humbi dhe 2-0 para dy ditësh. Kemi një ekip të ri dhe kemi 3 lojtar të rinj në mesfushë, me dëmtimin e Ujkës kemi humbur shumë në mesin e fushës. Jemi duke bërë eksperimente në fushë për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Kjo është zemra e Laçit pasi mesi i fushës ka qenë pika kyçe, ne jemi akoma duke kërkuar një zgjidhje për këtë.

Adeleke? Jo nuk kemi dhënë detyra specifike, por kërkojmë që të gjëjmë zgjidhje për situatën. Mesfushorët bëjën punën më të mirë pasi ato japin pasimet para, ai nuk i ka marrë këto dhe është tërhequr vetë për ta bërë këtë gjë por nuk ia doli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img