Saturday, July 27, 2024

Bellai: “Përgatitemi për çdo ekip për të mirat dhe të këqijat që kanë. Ky ekip ka shumë lojtar në U-21”

Lexo

Laçi ka humbur ndaj Bylis në shtëpi me shifrat 0-1. Sfida e vlefshme për javën e 4 e Superligës me golin e realizuar nga Trumçi në minutën e 59. Humbja e dytë radhazi kjo për kurbinasit që vjen në fushën e tyre, pasi një javë më parë ishte Egnatia që fitonte me të njëjtin rezultat 0-1.

Vukicevic tashmë ndodhet në një situatë jo të mirë pasi mungesa e rezultateve mund të vërë në diskutim të ardhmen në krye të pankinës së Laçit. Bellai ka rikthyer dhe një herë te fitorja ekipin e Bylisit pas humbjes në javën e shkuar ndaj Partizanit.

Prononcimi i Ardian Bellait për Oversport: 

Ndeshja? Ne përgatitemi për çdo ekip për të mirat dhe të këqijat që kanë. Përgëzoj çunat për çdo gjë që dhanë. Përgëzoj dhe Laçin për lojën që bëri, pasi na vuri në vështirësi. Beji është një çështje që duke parë futbollistët që kemi të gjejmë një zgjidhje dhe ne e kishim në mendje që ta aktivizojmë në krah. Bylis ka nevoj për të gjithë që mund të ndihmojë ekipin për mua për presidentin për të gjihë lojtarët. Luajtëm në Laç dhe kisha Laçit na ndihmoj.

Filozofia? Kemi punuar dhe ekipi jonë po nuk e ka topin në këmbë nuk bëjmë asgjë. Gjithmonë punojmë për ta pasur ne topin në zotërim. Pasi vë në vështirësi kundështarin dhe e lodh më tepër. Ato i di më mirë se mua sepse ne punojmë shumë në taktikat e skuadrës si në mbrojtje dhe në sulm, kemi çuna shumë të mirë që bëjnë shum mirë në ato që thua. Kemi Qardakun kemi Damçevskin kemi të gjtihë që gjuajnë mirë, dhe kanë shumë uri të madhe për të punuar.E kanë kokën poshtë dhe kjo është kënaqësi për mua.

Objektivi? Në çdo klub që kam qenë objektivat janë, por unë jam me këmbë në tok pasi kemi moshë të re dhe është e mira që tani ta dijnë të gjithë këtë skemë pasi ky ekip ka shumë lojtar në U-21 dhe unë i ndjek. Gjithmonë bëjnë diçka të re dhe japin maksimumin në atë që kërkoj. Ndeshjet e Egnatias dhe Erzenit i kam ndjekur dhe janë ekipe ëshum të mira dhe i kemi parë dhe i kemi analizuar.  Pasi Egnatia është ekip i mirë duhet të studiojmë në çdo detaj kundërshtarin pasi duhet parë topat e gjatë topat e shkurtër çdo gjë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img