Wednesday, December 11, 2024

Humbja kundër Partizanit, Devolli nuk dorëzohet: Do vazhdojmë të punojmë, luftojmë deri në fund të kampionatit

Lexo

Kukësi u mposht në transfertën me Partizanin dhe pas sfidës foli trajneri i verilindorëve, Bledar Devolli. Ai u shpreh se pavarësisht renditjes ku ndodhen, do vazhdojnë të punojnë deri në fund.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm dy tre raste, por nuk arritëm të finalizonim, edhe kjo është për meritë të portierit të Partizanit. Paastaj është një gol që duhet ta shikojmë, por kjo nuk është pjesa ime, unë duhet të mësoj lojtarët që të jenë agresivë, mund të marrësh një gol, por nuk duhet të dorëzohen, loja vazhdon. Disa janë për herë të parë në Superiore, por duhet ti mësojmë këta djem të rinj të luajnë, do të vazhdojmë garën. Ne e dimë gjendjen e Rashitit që nuk është 100%, por po jep maksimumin dhe duhet ta falenderoj për sakrificën.

Nuk duhet të mërzitemi, por duhet të vazhdojmë punën, golin e dytë e pësuam në tranzicion sic na ndodhi me Erzenin, por thash janë djem të rinj, kanë nevojë të rriten. Sa bëmë ndërrimet pësuam sërish, dhe më vjen inat. Normale ne do të bëjmë punën tonë, nuk duhet të shikojnë renditjen, do të mbajmë entuziasmin”, tha ai për “MCN TV”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img