Saturday, July 27, 2024

Fitorja me Kukësin, Shehi: Lojtarëve i kërkova që të ishin krenarë për atë që kanë arritur

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas fitores mes Kukësin.

Shehi e pranoi se në fillim kishin vështirësi, por më pas morën masat dhe ndryshoi loja.

Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj. Çdo kundërshtar përgatitet në mënyrën e vet. Në fillim na rrezikuan. Mënyra si ishin vendosur, duke na bllokuar rrugët e daljes, i kishin ndryshe nga ndeshja e parë. Duke parë kundërshtarin, edhe ne morëm masat, duke ndryshuar lojën.

Vinim pas një humbje dhe kur humbet një ndeshje, duhet të reagosh. Presioni ne renditje është prezent, por duhet të punojmë që të jemi të qetë. Lufta vazhdon dhe gara është e gjatë. I kërkova skuadrës që të ishin krenarë, për atë që kanë arritur deri tani. Duhet ta shikojnë gjithçka me pozitivitet. Fitorja është e rëndësishme, pavarësisht se luajtëm me vendin e fundit.  

Nuk kemi qenë asnjëherë të plotë. Kur je i plotë, ndërton plane. I tillë është futbolli. Kemi pasur dëmtime, kartonë. Kemi pasur disa dëmtime qesharakë, për mënyrën si ka ndodhur. Kjo fazë është decizive. Duhet të jemi pozitivë dhe të mendojmë për të ardhmen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img