Thursday, December 4, 2025

Humbja me Apoloninë 2-0, Shpëtim Duro jep dorëheqjen si trajner i Besës. E dyta dorëheqje në pankinën kavajase pas Emiliano Çelës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shpëtim Duro nuk është më trajner i Besës. Tekniku i mirënjohur e me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin kavajas pas humbjes në mesjavë ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0.

Shpëtim Duro mori drejtimin e skuadrës në javën e tretë të kampionatit me shpresën për ta ringritur e për të luftuar për objektiva madhorë, por rezultatet nuk ishin të pritshme.  Kësisoj, 65-vjecari prej javësh kishte pranuar hapur vështirësitë që kishte për të drejtuar këtë grup lojtarësh me të cilët u ishte gëzuar vetëm 3 fitoreve, po kaq barazime, ndërsa ka pësuar 6 humbje.

Tani mbetet të shihet se kush do të marrë drejtimin e Besës, në kërkim të trajnerit të tretë të sezonit pas Emiljano Çelës dhe Shpëtim Duros, edhe pse nuk është arritur ende gjysma e kampionatit. Një skuadër e mirë investuar, Besa pas 14 javësh kampionat, pozicionohet në zonën e Play-Out-it në vendin e 9-të me 14 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img