Saturday, May 11, 2024

Humbja me Tiranën, Hafizi akuzon Brdariç: “Edhe në fazën e parë, Tirana të përmbysi lojën, pra nuk ke nxjerrë mësime. A ke përgjegjësi për humbjen?”

Lexo

Vllaznia humbi dje 1-2 me Tiranën për javën e 25-të në Superligë. Sfida e “Loro Boriçit” u përmbys nga bardheblutë. Vllaznia e nisi shumë mirë ndeshjen, kaloi në avantazh me Aralicën dhe kishte mundësinë për të gjetur golin e dytë falë penalltisë së Liridon Latifit, por në fund doli pa pikë pas humbjes 1-2 ndaj Tiranës. Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric foli rreth humbjes së djeshme në “Gol pas Goli” në Supersport:

“Pikë së pari, urime Tiranës. Mendoj që meritonim më shumë. Vuajtëm pas humbjes së penalltisë, mendoj se kjo ishte pika kyçe e kësaj ndeshjeje. Nëse do kishim kaluar në avantazh të dyfishtë, gjërat do ishin më të thjeshta. Tirana ka ekip me eksperiencë. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë përpara.

Shihet që Latifi ishte nën nivelin e tij. Mirë humbet penallti, edhe kur i ka shënuar, nuk i gjuan si duhet. Ti duhet ta kuptosh si trajner se nuk gjuhet ashtu, ka mënyra si gjuhet. Me vërtetë edhe mund të kesh shënuar, edhe për gabim të portierit. Por po të shkonte 2-0, ishte problem tjetër. Duhej zëvendësuar Latifi më herët? Nëse do të kërkojmë gabime dhe gjëra që mund t’i kishim bërë ndryshe, mendoj se do gjejmë plot sot. U munduam dhe mund të kishim marrë një pikë në këtë përballje. Mendoj se kishim disa mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. 

Astrit Hafizi e ka akuzuar direkt trajnerin e shkodranëve. Për Hafizin, Thomas Brdaric është përgjegjësi kryesor për rezultatin. Ai u shpreh:

Nuk mund të bëhet rrugë kjo që Vllaznia e nis mirë, kalon në avantazh, humbet penallti e kundërshtari e përmbys lojën? Çfarë ndodh në pushim, si janë vendosjet e lojtarëve me pjesë? Unë mendoj që është përgjegjësi direkte e Brdaric, nuk mund të vendosësh lojtarët në disa pozicione. Mund të themi pa frikë që ndeshja në Tiranë paska qenë rastësi, se Tirana është e dyta herë që e bën kështu. Edhe në fazën e parë, Tirana të përmbysi lojën, pra nuk ke nxjerrë mësime. A ke përgjegjësi për humbjen? Gjithmonë kam përgjegjësi, si për rezultatet pozitive dhe ato negative. Fusha ishte në gjendje të tmerrshme, kjo ndoshta na penalizoi pak. Kishim probleme edhe në sulm. Pasi pësuam golin e dytë krijuam raste, por edhe fati na mungoi që të merrnim pikë në këtë përballje”, deklaroi trajneri i ekipit shkodran.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img