Wednesday, May 15, 2024

Hysaj: Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur. Kapiteni kuqezi e ka me të rinjtë, por pranon edhe gabimet e tij në lojë duke e cilësuar si një nga ndeshjet më negative të tij

Lexo

Për kapitenin e kombëtares shqiptare, Elsajed Hysaj, humbja e pësuar me Izraelin në transfertë, përpos gabimeve individuale, ku këtu përfshin e dhe veten, ka ardhur kryesisht edhe nga mungesa e motivimit dhe entuziasmit të disa futbollistëve, kryesisht ato të rinj.

“Unë e ndjej veten më mirë djathtas. Ndihem më mirë në krahun e djathtë, edhe në Itali kam kaluar në krahun e djathtë dhe po luaj më mirë aty se në të majtë. Por kur trajneri më kërkon të luaj majtas, përpiqem të jap maksimumin. Në Kombëtare na duhet një si Andi Lila, me agresivitetin e vetë. Mungon motivimi dhe entuziazmi bëjmë gabime individuale.

Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Evoluimi i futbollit po i qetëson lojtarët e rinj. Ne kur kemi ardhur në Kombëtare, kemi dhënë gjithmonë maksimumin. Duhet të analizojmë ndeshjen, gjithë lojtarët gabojmë, por nuk duhet të hamë të tillë golash. Nuk po e gjej përgjigjen se pse po ndodh kjo situate.

Humbja erdhi nga gabime individuale siç e bëra unë dhe të tjerë, gjithmonë i bëjmë këto që i bëjmë gabimet në momente të rëndësishme. Këto gabime individuale po na penalizojnë te loja që bëjmë. Për rreshtimin, e kishim bërë me plan që po të mos ishte me katër do ktheheshim me 5 direkt. E filluam mirë, e shikuam që po na vinin në vështirësi dhe u kthyem me 5. Nuk besoj se ishte ai problemi, por ishin gabimet individuale se mund të fitonim ndeshjen.

Normalisht një lojtar si unë duhet të japë më shumë. Por ndoshta duke dashur të bëj më shumë, jap më pak se sa duhet. Unë sot do të bëj një analizë se besoj se ishte një nga ndeshjet më negative për mua. Shpresoj që të analizoj veten mirë dhe të jem gati për ndeshjet e tjera”, tha kapiteni Elsajed Hysaj pas ndeshjes, Izrael-Shqipëri e mbyllur me fitoren e vendasve 2-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img