Saturday, November 23, 2024

Selmani: Të rritet çmimi i biletave në tribunën VIP dhe të ulen në atë përballë

Lexo

Promematika e numrit të pakt të tifozve kuqeblu në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” është bërë një çështje shumë e diskutuar në Shkodër, dhe më gjërë. Rekordi negativ i pranisë së pakët të tifozëve në shkallët e stadiumit ishte ai me Laçin. Edhe pse gjatë të gjithë pragndeshjes nuk munduan thirrjet nga ana e klubit Vllaznia, madje edhe duke bërë një modifikim të vogël në zbutjen e çmimit, situata, jo vetëm që nuk ndryshoi, por u përkeqësua më tej.

Në biseda të lira mes tifozëve, në media të shkruara dhe vizive, nuk kanë munguar analizat dhe komentet e vazhdueshme rreth kësaj teme, me qëllimin e mirë për të gjetur mënyrën e thithjes së tifozëve në stadium.

“Është e turpshme për Shkodrën të shikosh gjithë tribunën D bosh në takimin me Laçin”, shprehet Genc Selmani(Tafili), i cili në vazhdën e fokusimit të kësaj teme, del me një propozim që ia vlen për t’u diskutuar. Sipas Gencit, një tizof i kahershëm i Vllaznisë, që prej disa vitesh jeton në Gjermani, një mënyrë për të thithur masën e tifozëve shkodranë në stadium është ulja e çmimit të biletave në tribunën përballë, aty ku sistemohen kryesisht tifozët më të flaktë, ndërkohë që kompensimi të vijë me rritjen e çmimit të biletave në tribunën VIP.

“Unë mendoj, se klubi duhet t’i rritë çmimet e biletave në tribunën e VIPA-ve A dhe B. Konkretisht, bileta VIP të kushtojë 30.000 Lek të vjetra. Tribunat A dhe B të kushtojë 20.000 Lek vjera. Arsyeja dhe ideja ime është që të mbushet tribuna përballë. Këto zotnit që kanë lek dhe dojnë me u duk VIPA, të paguajnë Statusin e tyre taman si VIPA, bile ta kenë të paguar edhe kafen dhe ujin.”, shprehet Genc Selmani.

Dhurata për tifozët, një daulle për të ndezur atmosferen

Gjithnjë duke qëndruar tek situata e tifozëve, Genc Selmani, që shkodranët e njohin në rini edhe me mbiemrin Tafili, ai ka shfaqur dëshirën që t’i dhurojë grupit ultras një daulle për të mbajtur të gjallë atmosferën në mbështetje të ekipit të zemrës.

“Të dashur tifoza me zemrat !

Kam dëshirë që tifozave të Vllaznisë t’i dhuroj këto dy instrumenta muzikor me rastin e Vitit të Ri .

Kriteri i vetem është që ai që do ta meritoj këtë, duhet të jetë i përkushtuar ndaj Vllaznisë dhe tejet organizator, si dhe korrekt në shkallët e stadiumit.

Kam ndigju se tifozat tonë janë duke kërku me ble nji lodër-daulle të tillë dhe më cilësore se ajo çfar kanë tani. Ato tani nuk kanë nevojë ta blejnë atë se u kry nga unë një gjë e tillë. Ta gëzojnë atë tifozëria e jonë.

Suksese për të gjithë zemrat”, shkruan tifozi shkodran, me banim në Gjermani, Genc Selmani.”

Postimin e tij, Genci e shoqëron edhe me anë të një pyetsori, të cilin ia ka adresuar grupimit të tifozëve, prej të cilëve kërkon të gjejë njeriun e duhur që t’ia dorëzojë.

Foto: Daullet-dhuratë për tifozët shkodranë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img