Thursday, May 16, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy ndeshjet e para, dy të tjera të mërkurën dhe një të enjten

Lexo

Tirana – Kastrioti dhe Dinamo – Teuta, janë dy çiftet e parë të javës së 12-të të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Që të dy sfidat janë projektuar për t’u luajtur në orën 16.45.

Bardheblutë, kryesues të tabelës së klasifikimit me 24 pikë ndaj 23 të Kukësit dhe 17 të Vllaznisë, kanë zgjedhur “Air Albania” për të kërkuar fitoren e radhës. Nuk do të jetë e lehtë për Tiranën, pasi krutanët të zhytur në fundin e renditjes, do të kërkojnë patjetër pikët e mbijeteses, sepse në rast të kundërt, situata rëndohet edhe më tepër. Nga sa bëhet e ditur, përballjen në “Air Albania” do ta gjykojë si kryesor, Olti Çela, ndërkohë që në sistemikn VAR do të jetë Florjan Lata.

Shumë interesante është edhe sfida që do të luhet në “Elbasan Arena” mes Dinamos së oshilacioneve, e cila vjen pas një humbje të thellë të pësuar në Laç dhe Teutës, skuadrës kampione në fuqi, e cila prej dy javësh drejtohet nga trajneri i ri Renato Arapi. 90-të minutëshen e “Elbasan Arenës” do ta gjykojë si kryesor, Olsid Ferhataj nën asistencen e Enea Jorgjit në sistemin VAR.

Abissnet Superiore vijon të mërkurën me dy sfidat e tjera, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Egnatia, përballje këto që startojnë që të dyja në orën 16.45. Takimi i fundit që mbyllë javën e 12-të të Superiores, ai në mes Kukësit dhe Laçit do të luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 13.45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img