Thursday, March 28, 2024

Titulli, “Mjeshtër i Madh” për Agustin Mhillin, 5 herë kampionin e mundjes shqiptare

Lexo

Mundësi i talentuar shkodran, Agustin Mhilli, pjesë  Vllaznisë së artë të viteve 80-të kur nën drejtimin e trajnerit Eljaz Ahmeti dominonte mundjen e lirë në shkallë kombëtare, është nderuar me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.

Ceremonia në fjalë është zhvilluar pasditen e së hënës në mjediset e Presidencës së Shqipërisë, ku ka qënë vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i ka akorduar mundësit shkodran, Agustin Mhilli, titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.

Një vlerësim ky më se i drejtë për 5 herë kampionin absolut të viteve 80-të, atëherë kur Agustim Mhilli konkuronte në peshën 74 kg, ndërkohë që trofe të tjera i përkasin edhe konkurimit në kompeticionin e Kupës së Republikës.

Krahas këtyre, Agustin Mhilli është fitues edhe i dy medaljeve të arta në Spartakiadat Kombëtare, ndërkohë që spikaste si antar i ekipit kombëtar.

Falë vlerave dhe kontributeve në tapetin e mundjes që krahas trofeve kombëtare shoqërohen edhe me dhjetra diploma si fitues i aktiviteteve të ndryshme kombëtare, ai fiton titullin “Mjeshtër Sporti”.

Një tjetër vlerësim i merituar për mundësin Agustin Mhilli është edhe shpallja në listën e mundësve më të mirë të Shekullit me rastin e 100 vjetorit të Klubit Sportiv Vllaznia.

Por, natyrisht, që vlerësimi më i fundit, ai i marrë pasditen e së hënës “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është më i rëndësishmi duke përligjur kështu atë karrierë shumë të pasur sportive të Agustin Mhillit në vite.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img