“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe mdihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”. Kë është postimi i Teofik Osmani në rrjetet sociale duke zyrtarizuar largimi nga detryra e drejtorit sportive tek KF Tirana.
Menjëherë pas këtij lajmi në skenë kanë dalë emrat kandidatë që mund të zëvëndësojnë Osmanin në këtë post. Më së shumtmi, tre janë emrat që po lakohen: Ilion Lika, Elton Marini dhe Kristian Gjidodaj,ku ndër to, gjithnjë në bazë të komenteve mediatike, më i mundshshmi duket se mund të jetë Lika, portjeri që ka një jetë të tërë bardheblu, i cili është ndoshta në momentet e mbylljes së karrieres sportive në futbollin e luajtur dhe i gatshëm për të marrë këtë detyrë.
Gjithësesi, orët apo edhe ditët në vazhdim, do të jetë presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili do të vendosë mes këtyre tre emrave, ku edhe dyshja tjetër, Marini dhe Gjidodaj, vlerësohet peër peërvojën e tyre në këtë sektor.