Saturday, July 27, 2024

(Intervista) Belisha: “Vllazninë, për momentin nuk e shoh në katërshën finaliste”. Ish kapiteni kuqeblu uron fitore në Korçë dhe merkato cilësore në Janar për të korigjuar gabimet e merkatos verore

Lexo

Amarildo Belisha është një ndër futbollistët me jetëgjatë që në karrieren e tij sportive ka luajtur për fanelen e Vllaznisë duke qënë edhe kapiten i kësaj skuadre. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, ish mëngjërashi prapavijës, por edhe i mesfushës kuqeblu analizon ecurinë e Vllaznisë në tetë javët e para të kampionatit. Sipas tij, rezultatet e këtyre tetë javëve nuk janë të duhurat duke mos garantuar përfshirjen e Vllaznisë në katër më të mirat e fazës finale të kampionatit. Dhe, për t’ia arritur një objektivi të tillë, ai gjykon se duhet një merkato cilësore në janar, duke mos përsëritur gabimet e blerjeve të merkatos verore.

Belisha, ndonëse angazhimet tuaja sot janë të shumta në punën  plot passion si trajner në futbollin e moshave, besoj se Vllazninë ku u rritët si futbollist e ndiqni me vemendje.

Kush nuk e ndjek Vllazninë, aq më tepër ne që kemi qenë pjesë e saj dhe vazhdojmë të jemi me zemër dhe të gatshëm për te kontribuar kurdo.

Situata aktuale nuk është e mirë në kampin kuqeblu, ku mendoni qe janë defektet kryesore?

Pas një nisje të mirë që bëri Vllaznia, më pas rezultatet erdhën duke u sfomuar nga ndeshja në ndeshje. Besoj që ndikimet janë nga më të ndryshmet. Nuk dua të ndalem të moviolat e rasteve të veçanta, por ekipit në përgjithësi i mungon qartësia dhe kjo mendoj që vjen edhe nga lëvizjet e shumta që janë bërë në merkaton e verës. Blerjet e reja nuk kanë arritur të përshtaten siç duhet. Duhet të presim merkaton e janarit për të zevëndësuar blerjet e reja sepse tashmë është i bindur i gjithë opinioni sportdashës që jo të gjithë blerjet kanë rezultuar të vlefshëm për Vllazninë.

Në fundjavë Vllaznia luan në transfertë me Skënderbeun, një sfidë e vështirë duke marrë parasysh entuziazmin e skuadrës korçare.

Përveç faktit që ato luajnë në fushën e tyre nuk kanë favorizim më shumë pasi të dy ekipet vijnë nga një humbje. Skënderbeu të lejon të luash hapur në fushën e tyre, ashtu si bëjmë edhe ne. Do të shohim një futboll të mirë dhe të luftuar sepse po i vjen fundi fazës të parë dhe ekipet shohin renditjen dhe bëjnë llogaritjet e tyre. Shpresoj që Vllaznia mos ta vendosë në diskutim fitoren, të fitojë dyluftimet dhe ta mbaj ekipin kundërshtar sa më larg zonës.

E shikoni Vllazninë në katërshen finaliste në fund të sezonit?

Për momentin jo, nuk e shoh. Më këto ndeshje dhe me këto oshilacione që ka nuk e mendoj. Por në qoftëse bëhën lëvizje të studiuara në janar dhe jo lëvizje emergjente siç ndodhi në verë largo shtatë futbollistë dhe afro shtatë të tjerë, ashtu nuk erdhi cilësi. Shpresoj që në janar të merret element cilësor dhe t’i ndihmojnë djemtë pasi si Balaj, Krymi, Hakaj dhe Mala po sforcohen shumë për të mbajtur ekuilibrat e ekipit dhe nuk po marrin frytet e saj që po japin për efekt të mangësive të lojtarëvë të tjerë në fushë. Shpresoj për mirë dhe ta shohim Vllazninë aty ku të gjithë duam ta shofim.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img