Friday, October 11, 2024

Spektakël në “Air Albania”. Partizani fiton derbin kryeqytetas përmes emocionesh dhe dramacitetit të fundndeshjes

Lexo

Partizani-Tirana 2-1(Gueie 79’, Keko 90+3’/Hasani 90+1’)

Partizani:Hoxha,Atanaskoski,Bytyçi,Sota(Koçijan 41),Murataj,Rrapaj(Grezda 82),Gueie,Mehmeti,Taipi(Bilali 66),Cara(Keko 82),Bintsuka(Mensah 66) Trajner:Arber Abilaliaj

Tirana:Abdullahu,Doka,Najdovski,Hoxhallari,Pergjoni,Hila(Lushkja 67),Jonuzi,Deliu,Latifi(Haxhiu 67),Abazaj, Hasani Trajner:Julian Ahmataj

Gjyqtar:Eldorjan Hamiti(Lezhe),Ani Koçiaj,Arber Zalla(Tirane),Enea Jorgji(Elbasan) Var:Kreshnik Barjamaj(Tirane) Avar:Ridiger Çokaj(Lezhe) Delegat:Marjus Sulejmani(Tirane) Vezhgues:Plarent Kotherja(Tirane)

Spektakël, emocione dhe dramacitet në derbin kryesytetas, ndeshje kjo e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” të Tiranës.

Partizani triumfon në derbin e parë të kryeqytetit në këtë edicion, me të kuqtë të cilët fituan 2-1 ndaj Tiranës në një sfidë shumë të luftuar dhe me një fund sa dramatik,po aq edhe të bukur, ndërsa skuadra e Abilaliaj mori këtë sukses në derbin numër 200 në histori.

Në “Air Albania” të dyja skuadrat u prezantuan me misionin për të marrë maksimumin,jo vetëm për tri pikët,por edhe për lavdinë që të dhuron kjo sfidë.

Pjesa e parë tregoi në fushën e lojës dy skuadra të kujdesshme,sidomos në prapavijë, ndërsa vetëm dëshira për të gjetur golin nuk mjaftoi,pasi si Partizani ashtu edhe Tirana vuajtën mungesën e finalizimit.

Në një fraksion të varfër në raste,Cara kishte mundësinë më ideale për të gjetur golin në minutën e 27-të,por sulmuesi i Partizanit u ndal nga një super pritje e Abdullahu,më portierin që i tha jo golit.

Në fundin e fraksionit,Tirana u kundërpërgjigj me Dokën, por ky i fundit nuk ia doli të gjente goditjen e duhur në portën e Alban Hoxhës.

Me rrjeta të paprekura u mbyll pjesa e parë,ndërsa në fraksionin e dytë ishte Tirana që krijoi iluzionet e golit me anë të Latifit,por ky i fundit u ndal nga traversa në minutën e 51-të.

Reagimi i “të kuqve” erdhi pas 14 minutash,me Taipin që i shkoi pranë golit,por u ndal nga Abdullahu.

Mungesa e golit në fushën e lojës bëri që vëmendja të spostohej në shkallët e stadiumit,me tifozët të cilët u bënë protagonistë të disa ndërprerjeve për shkak të mjeteve piroteknike.

Ashtu si në nisje të këtij fraksioni,Tirana ishte e pafat edhe në minutën e 73-të,moment kur Partizani dhe Hoxha u “nderuan” nga traversa,me Hoxhallarin që nuk ia doli të gjente rrjetën.

Pas këtij momenti, skuadra e Arbër Abilaliajt reagoi dhe katër minuta më vonë,pas një goditje nga këndi realizoi golin e avantazhit me anë të Maguette që fluturoi mbi mbrojtjen “bardheblu” për të prekur rrjetën dhe për të zhbllokuar derbin.

Një gol që vendosi në lëvizje skuadrën e Tiranës,ndërsa “të kuqtë” menduan të administronin kronometrin,por llogaritë i ndryshoi Florent Hasani, me sulmuesin “bardheblu” që gjeti rrugën e rrjetës dhe barazoi gjithçka në limitet e kohës së rregullt.

Tetë minuta shtesë,por vetëm pak sekonda zgjati barazimi,pasi Partizani gjeti recetën e golit dhe realizoi me anë të Keko që devijoi lehtësisht topin e dërguar në zonë nga shokët e tij,por mjaftueshëm për të shkundur përsëri rrjetën e Abdullahu.

Një fund dramatik, kur në të 98-ën minutë,Abdullahu ishte gati për një mrekulli në një goditje këndi,me portierin “bardheblu” që gjeti goditjen e duhur,por u ndal nga Alban Hoxha,ndërsa Mensah nuk shfrytëzoi portën e boshatisur.

Në fund 2-1 dhe Partizani vijon të dominojë në derbin e kryeqytetit,me Tiranën që nuk fiton prej një viti,me katër takimet e fundit që kanë folur për “të kuqtë”,me tre fitore dhe një barazim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img