Wednesday, May 15, 2024

(Intervista) Prag Vllaznia-Tirana. Brdariç: Nuk është ndeshje vendimtare, Vllaznia është e uritur për të marrë pikë

Lexo

Realisht, ballafaqimi i së shtunës në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Tiranës konsiderohet si një ndeshje shumë e rëndësishme për fatin e vazhdimësisë së kampionatit. Sepse, një fitore e kuqebluve rihap në një farë mënyre kampionatin pasi diferenca me kreun bien në 11 pikë.

Por, përpos luftës për kreun, po aq e rëndësishme është kjo ndeshje për Vllazninë, sepse tre pikëshi e mban në vendin e tretë, aty ku është objektivi minimal për kapjen e një vendi të zonës Europiane. Megjithatë, përpos përkushtimit dhe dëshirës për të fituar, për trajnerin kuqeblu, sfida e nesërme në kuadrin e javës së 25-të të Superiores nuk është përcaktuese.

Profesor, një përballje e fortë dhe vendimtare për fatet e kampionatit kjo me Tiranën të shtunën në “Loro Boriçi”.

“Për mua s’është vendimtare ajo që do ndodh në maj. Tema e ditës është ajo që do ndodhë nesër kundër Tiranës. Secili trajner bën planet e ndeshjes, Tirana ka arsye për të qenë e qetë duke marrë parasysh diferencën që ka në renditje. Me secilin ekip që luajmë, e dinë që kundër nesh do jetë e vështirë. Ne jemi të uritur për të marrë pikë.

Në mesjavë është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë. Është moment për një koment nga ana e juaj.

Për mua nuk kishte rëndësi se me kë do ndesheshim, janë skuadra të forta në këtë fazë. Duhet të eleminojmë një ekip të fortë si Partizani për të shkuar në finale. Do jenë dy ndeshje shumë të forta.

Me çfar shikohet, Çoba përkrah jush në conference, që do të thotë nga minuta e parë nesër ndaj Tiranës?

Çoba është një nga lojtarët e rinj, i cili ka ekspereincë dhe mua më pëlqen qasja e tij, është i disiplinuar. I uroj fat jo vetëm për nesër por edhe në karrierë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img