Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Erald Çinari e nis me gola aventurën e re në Armeni. Shkodrani, flet edhe për kryesfidën e javës së parë, Partizani-Vllaznia: Spektakël në fushë dhe barazim 2-2!

Lexo

Pas Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Eraldo Çinari këtë verë kaloi në Armeni, ku firmosi për Noah dhe fillimi i sezonit ka qenë mbresëlënës për të.

Ish-lojtari i Vllaznisë dhe Partizanit ka shënuar gola në kampionat dhe në Europë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 27-vjeçari flet për aventurën armene, për sfidën europiane kundër AEK-ut të Strakoshës dhe për përballjen e së hënës mes dy ish-skuadrave të tij. Çinari pohon se nuk ka parë ndonjë blerje të bujshme nga ekipet e Superiores, që i konsideron aty-aty për nga niveli. Për futbollistin shkodran, Partizani-Vllaznia mund të përfundojë në barazim 2-2, duke dhuruar gola dhe spektakël në fushë.

Çinari, gol në Ligën e Konferencës dhe 2 gola në debutimin tuaj në kampionat me Noah. Duket se jeni përshtatur menjëherë me skuadrën e re, apo jo?

Po, është e vërtetë që i kam bërë një nisje shumë të mirë sezonit me skuadrën e re. Dua që ky të jetë vetëm fillimi, pasi edicioni sapo ka nisur dhe kemi rrugë të gjatë përpara.

Së fundmi, çfarë mendon Çinari për ndeshjen Partizani-Vllaznia në javën e parë të kampionatit?

Si e parashikon dhe për kë do të bësh tifo, me që ke luajtur me të dyja skuadrat? Them se do jetë një ndeshje e balancuar. Të dyja skuadrat më duken të barabarta. Nëse them për një rezultat, besoj se do të jetë një barazim 2-2, besoj se do ketë gola dhe spektakël.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img