Sunday, April 28, 2024

(Intervista) Flet Blendi Dibra.U përfol për një largim të mundshëm nga Vllaznia, sekretari i përgjithshëm i kuqebluve, sqaron situatën: “Jetojm në një kohë “to be or not to be” por statuset e një ndjeje personale nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me Vllaznine”

Lexo

Për sekretarin e përgjithshëm të KF Vllaznia, apo siç konsiderohet si krahu i djathtë i presidentit Alban Xhaferi, paraditja e sotme është shoqëruar me disa dyshime rreth vazhdimësisë së qëndrimit të tij në postin që mban. Shkak është bërë një status i tij në rrjetet sociale që nuk ka të bëjë fare me Vllazninë, por që në media të ndryshme është trajtuar si një sinjal largimi nga kupola drejtuese e klubit kuqeblu.

Nisur nga situata në fjalë, që për hirë të së vertetes mori vemendje të madhe mediatike, Veriu Sport kontaktoi direkt me zotin Dibra, për të mësuar të verteten e këtij lajmi. Dhe, në përgjigjet e tij, jo vetëm që nuk ka të bëjë fare me lajmin që po qarkullon për një largim të tij nga Vllaznia, por përkundrazi flet me shumë seriozitet për përkushtimin e tij personal dhe të kolegëve të tjerë të stafit kuqeblu në lidhje me vijueshmërinë me plot ambicje të Vllaznisë së këtij sezoni futbollistik.

Dibra së fundmi kanë qarkulluar lajme në lidhje me një status në facebook të cilën disa media e konsideruan si largim nga pozicioni që mbani te Vllaznia. Si qëndron e vërteta?

Çdo person ka jetën e tij private dhe mediat sociale shpesh bëhen ura më e thjesht e komunikimit për të ndarë një gjendje emocionale me miqt tuaj. Si e tillë jo çdo gja lidhet me një angazhim privat, rasti konkret tek Vllaznia, por janë shumë faktorë të tjerë që lidhen me ambjentin shoqëror që na rrethon. Duke vazhduar të mbetem aktivist i shoqërisë civile janë shumë situata që ndihem i pafuqishëm për të reaguar ashtu siç duhet. Besoj se të gjithë ndihemi shpesh pëballë faktit “to be or not to be”.

Më lejo të falenderoj gjith audiencën miqt dhe dashamirësit e shumt për respektin dhe konsideratën e cila mbetet gjithmonë një motiv për të punuar me shumë dedikim

Po duke ju rikthyer Vllaznisë, çfarë të rejash kemi që mund ta ndani me audiencën?

Skuadra po organizon planin stërvitor për të qënë sa më e gatshme për fillimin e kampionatit. Fokusi mbetet organizimi i sa më tepër ndeshjeve miqësore që do ndihmonte së tepërmi për afrimet në merkato.

Në lidhje me merkaton a ka diçka konkrete?

Stafi teknik po analizon me shumë përgjegjësi lojtarët që mund afrohen dhe besoj që do të kemi edhe 2-3 afrime cilësore

Në stërvitje është parë edhe një mesfushor turk që flitet se ka ardh si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet Vllaznisë dhe Antalyaspor?

Po mesfushori turk po ndiqet me kujdes nga stafi teknik dhe besoj shumë shpejt do ketë një vendim. Ndërkohë pritet që të vijn edhe 2 ose 3 lojtar tjerë dhe ndërkohë disa nga lojtarët e rinj të ardhur nga Akademia Vllaznia mund të provohen pranë Antalyspor në Turqi për një periudhë një javore.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img