Friday, October 11, 2024

(Intervista) Geralb Smajli, optimist për fitore edhe ndaj Tiranës. Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë vlerëson bardheblutë, por beson se kuqeblutë do t’ia dalin për të marrë tre pikë në këtë ndeshje

Lexo

Për mbrojtësin e djathtë të kuqebluve, Geralb Smajli, Vllaznia është e karikuar për të marrë tre pikëshin e radhës edhe në këtë përballje të fundjavës kur përballë ka Tiranën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai fillimisht ka folur për fitoren e së hënës ndaj Dinamos, duke e quajtur si një trepikësh shumë deçiziv, që i ka dhënë një frymëmarrje dhe optimizëm më shumë skuadrës për të arritur katërshen e parë.

Një fitore me shumë vlera ajo kundër Dinamos, apo jo?

Po, është shumë e vërtetë që është një fitore me shumë vlera, por ekipi ishte vlerësuar këtë sfidë dhe prandaj rezultati foli për ne. Ja bëmë “hyzmetin” deri në fund që të arrinim këtë trepikësh.

Të shtunën kundër Tiranës, do të kërkohet fitorja e radhës, apo edhe një pikë mund të jetë pozitive në këto momente?

Ne çdo ndeshje e përgatisim që të japim maksimumin. Në futboll janë të tri rezultate në lojë. Ne në këtë ndeshje do të futemi si gjitha ndeshjet e tjera, vetëm për tre pikë. Loja do të tregojë nëse do ta meritojmë një gjë të tillë.

Si e shihni këtë përballje?

Është një përballje direkte me një ekip që kërkon të arrijë “Final 4”, dhe e shikoj të vështirë. Mendoj se nuk ka shumë vend edhe për mbivlerësim të kundërshtarit. Po ashtu dhe ne jemi të fokusuar dhe do të japim 100% tonë për të arritur rezultat pozitiv.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img