Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore, java e 26-të luhet në dy ditë. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, të shtunën, ora 17:00

Lexo

Ndeshjet e javës së 26-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore do të luhen në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Konkretisht, të premten në kalendar janë tre përballje, ku Laçi pret Skënderbeun dhe Egnatia pret ekipin e Dinamos në orën 13:30, ndërkohë që në 17:00 te stadiumi “Arena e Demave” përballen Partizani me Kukësin.

Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës do të jetë supersfida e javës së 26-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshje kjo që do të luhet ditën e shtunë, më 2 mars ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës .

Po në të njëjtën orë, luhet edhe derbi durrsak, Teuta dhe Erzeni, një sfidë kjo për kufijtë e mbijeteses. Sa i përket duelit Vllaznia-Tirana, duhet thënë se një përballje e tillë mes dy skuadrave më të vjetra të futbollit shqiptar vjen në një moment ku skuadra kuqeblu është në kulmin e saj.

Janë vetë rezultatet që flasin për një gjë të tillë, ku bilanci, 9 fitore dhe dy barazime në 11 ndeshje, është më i miri i të gjitha skuadrave të Superiores së futbollit shqiptar. Në pritje të kësaj ndeshje, në kampin kuqeblu ka një përqëndrim maksimal, jo vetëm në aspektin e përgatitjes së skuadrës, por edhe në aspektin organizativ, pasi dueli në fjalë pritet të ketë një dyndje tifozësh në “Loro Boriçi”, si asnjëherë tjetër.

Krahas tifo-grupeve kuqeblu, të cilat janë të përhershmet që mbështesin skuadrën, brenda dhe jashtë rrethit, interesimet për të ndjekur këtë ndeshje janë në masë të gjërë.

Referuar situatës brenda kampit kuqeblu, tekniku i parë Qatip Osmani së bashku me kloeget e tij, po punojnë intensivisht, ku krahas seancës stërvitore të së enjtes kanë në dispozicion edhe një tjetër deri ditën e ndeshjes. Pozitive për stafin teknik është edhe gjendja e mirë e skuadrës në aspektin fizik duke mos patur dëmtime titullarësh.

Në këtë aspekt, kuqeblutë kërkojnë fitoren e radhës, për ta shndërruar mjedisin e stadiumit “Loro Boriçi” në një super festë. Pas javës së 25-të, Vllaznia është e dyta në renditje me vetem 6 pikë më pak sesa Egnatia kryesuese, ndërkohë në vend të tretë është Partizani me tre pikë më pak sesa Vllaznia, ndërkohë që Tirana dhe Dinamo, 8 pikë larg Vllaznisë duke mbajtur vendin e katërt dhe të pestë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img