Sunday, September 22, 2024

(Intervista) Ish futbollisti dhe menaxheri Uliks Kotrri, komenton ecurinë e Vllaznisë dhe pragndeshjen, Laçi-Vllaznia(E diel, 13:45 Superiore)

Lexo

Kotrri një gjykim i përgjithshëm për performancën e skuadrës kuqeblu deri në këto momente?

Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin e Vllaznisë, zhvillojnë një lojë shumë e mirë, një lojë që më kënaq, pavarësisht që mungon fati dhe goli, por shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të arrijë të gjejë edhe rrugën e rrjetës pasi duket që në ndeshjet e fudit duket që ka shumë vështirësi.

Përpos golit, ku mendoni që ka defekte të tjera që mund të riparohen?

Për mometin, përpos sulmit nuk shoh ndonjë problem tjetër. Vllaznia po luan në mënyrë kompakte, po zhvillon një lojë të bukur, ndeshjet e fundit kanë qenë shumë të mira dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu dhe pak nga pak të kalojmë në ritmin final të Kampionatit dhe të Kupës dhe të kapin maksimumin.

Pas disa barazimeve radhazi erdhi fitorja tre pikëshe në transfertën me krutanët. Mendoni që është një sinjal pozitiv për rikthimin e kuqebluve?

Sinjal janë vetëm tre pikë, por goli me penallti dhe asnjë gol i shënuar nga rrjedha e lojës është një ngërç që e ka Vllaznia dhe shpresoj që stafi bashkë me lojtarët ta zgjidhin sa më shpejt.

Sfida e radhës është me Laçin, kun a kthen në kujtesë ndeshjen e fazës së parë që Vllaznia befasoi më atë fitore marramendëse me gola dhe spikatja e Aralicës.

Po, them ka qenë një episod ajo ndeshje dhe kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër pasi tani edhe Laçi është në pozita tjera që nga fillimi i Kampionatit. Gjithashtu është edhe trajeri Josa në pankinë, i cili e njeh mentalitetin dhe ekipin e Vllaznisë. Them që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nëse Vllaznia do të arrijë të dalin me tre pikë nga Laçi, do të jetë një fitore shumë e madhe, pasi është edhe një rival direkt për Kupat e Europës.

Ndërkoh titulli vazhdon të jetë në objektivat e Vllaznisë, 10 pikë diferencë me kryesuesen Tirana janë shumë, apo mund të kompensohen rrugës?

Shumë janë, por janë edhe të rikuperueshme. Ato mund të jenë tre ndeshje dhe një barazim. Kampionati është shumë i gjatë dhe nuk i dihet. Shpresojmë që Tirana të presin hovin pasi ka pasur edhe shumë fat në rezultatet e saj pasi në minutat e fundit ka marrë tre pikë. Vllaznia duhet të bëjë llogaritë e veta pastaj të shohin kundërshtarët.

Uliks Kotrri është një menaxher i mirëfilltë i futbollit dhe sipas informacioneve, gjatë kësaj periudhe keni vëzhguar disa talente të rinj të Vllaznisë por edhe në skuadrat e tjera.

Ka elementë shumë të mirë, sidomos te ekipi U-21 dhe U-19, por gjithsesi duhet shumë stërvitje, përkushtim dhe zhvillim shumë i madh pasi është një hendek shumë i madh ndërmjet ekipeve zinxhir dhe ekipit të parë. Djemt e rinj duhet ta dijnë qe duhet të punojnë tre-fish më shumë që të mbërrijnë te ekipi i parë e pastaj për të bërë hapa më të mëdhenj për jashtë.

Përpos të tjerave, ju jeni edhe menaxher i trajnerit Thomas Brdariç, personi që keni sjellë teknikun gjerman në Shkodër. Sipas kontakteve tuaja, a do të devijojë punën me Vllazninë pas këtij sezoni?

Me sa shoh unë ai është shumë i kënaqur këtu dhe e bën punën me shumë dëshirë. Për mua është një trajner mësues që injekton idetë e tija shumë mirë në mentalitetin e ekipit, shpresoj që të përfundojë mirë ky Kampionat pasi puna e trajnerit varet nga rezultatet, pastaj të shohim për vitin e ri se si i ka planet klubi dhe presidenti.

Kotrri faleminderit!

Faleminderit ju!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img