Saturday, May 18, 2024

Një e premte “Jo” për volejbollin shkodran. Vllaznia për femra dhe meshkuj mundet respektivisht nga Barleti dhe Tirana

Lexo

Një ditë aspak e mirë ka rezoltuar kjo e sotmja e së premtes së 4  shkurtit 2022 për volejbollin shkodran. Dy ekipet e volejbollit të Sport Klub Vllaznia, për femra dhe meshkuj, janë mundur respektivisht nga Barleti Volej dhe Tirana.

Në ballafaqimin e femrave të luajtur në kryeqytet mes Barleti Volej dhe Vllaznisë, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa është mundur me rezultatin 3 me 0.

Sfida e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” për llogari të javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra ka folur e tëra për skuadrën vendase. Fitorja e universitareve të Barleti Volej të drejtuar nga Artan Pogoni filloi të gatuhej që në setin e parë, i cili u mbyll me shifrat e thella 25 me 11 në favor të tyre. Në dy setet e mëpasshme, volejbollistet kuqeblu bëjnë përpjekjet e duhura për të kthyer lojën në anën e tyre, por kjo ndodhë vetem në shënimin e vetëm pak pikëve më shumë. Që do të thotë se nga 25-11 të setit të parë, arrijnë të shënojë edhe katër pikë më shumë në të dytin dhe tetë më shumë në të tretin, sete këto të humbura 25-15 dhe 25-19.

Ndërkohë, në ballafaqimin e meshkujve, Vllaznia-Tirana, takim i luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar, kuqeblutë janë mundur me rezultatin 1 me 3. Bazuar në përgatitjet intensive në proçesin stervitor, por edhe në një konsilidim të aspektit organizativ duke pasur mbështëtjen e duhur të drejtuesve të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia, pritej një fitore nga skuadra kuqeblu. Fitimi i setit të parë nga kuqeblutë me rezultatin 25-20 i shërbeu edhe më shumë këtij opinioni, por realisht skuadra e drejtuar nga Artan Kalaja lëshoi gjithçka në tre setet e mëpasshëm. Humbja e tre seteve radhazi, përkatësisht 20-25, 14-25, 18-25 dhe e gjithë ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm me sete 1-3, tregon se diçka nuk shkon tek volejbolli i meshkujve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img