Saturday, July 27, 2024

(Intervista) Kapiteni Balaj: Vllaznia, gati për fitoren e radhës ndaj Tiranës. Këpuca e Artë? Për mua, më i rëndësishëm është ekipi, pikët dhe kontributi im në shërbim të Vllaznisë, sepse ajo ka më shumë vlerë

Lexo

Vllaznia po përgatitet për supersfidën e ditës së shtunë, klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Pas seancës stërvitore të ditës së enjte, kapiteni kuqeblu Bekim Balaj, ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besimin që ekziston në kampin kuqeblu për ta kaluar me sukses.

Kapiten, një ndeshje që po pritet me shumë interes në opinionin sportiv.

Sigurisht që po pritet me shumë interes për vetë ecurinë dhe vazhdimësinë pozitive që kemi pasur gjatë ndeshjeve të fundit. Normalisaht që jemi në një pozicion tjetër më komos për momentin, por gjithëmonë ndeshjet me Tiranën kanë një rivalitet që është historik mund të them. E rëndësishme është se skuadra është mirë, vijmë në një moment të mirë dhe patjetër synojmë tre pikëshin e radhës në Shkodër.

Natyrshëm që fitorja e javës së kaluar me Dinamon ka dhënë moralin e duhur në radhët e skuadrës kuqeblu.

Është e vertetë që fitorja ndaj një kundërshtari direkt për katërshen e parë, si Dinamo, tre pikë që krijoi distancën me këtë skuadër si dhe të kapim vendin e dytë në renditje që e marrim për herë të parë në këtë sezon. Rruga bëhet më e vështirë për javët e ardhshme pasi afrohen ndeshjet nga fundi, por ne do t’i marrim ato një nga një. Kundërshtari i radhës është Tirana që vlen tre pikë për ne.

Kapiten dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Keni filluar të mendoni për  trofeun e “Këpucës së Artë”?

Normalisht, sa herë flitet për sulmuesin, këto objektivat personale vihen në dukje, por e kam thënë edhe herë të tjera që për mua më i rëndësishëm është ekipi, pikët dhe kontributi  nës shërbim të Vllazninë, sepse ajo ka më shumë vlerë.

Dhe, së fundmi, por shumë e rëndësishme. Në sfidën e së shtunës pritet një tifozëri rekord. Sa pritet të ndikojë kjo tek skuadra?

Realisht, kemi psë shëmë ndxeshje që i kemi kërku dhe i kemi bërë thirrje tifozëve për ardhjen e tyre në stadium, por m,edndoj se me ecurinë pozitive që kemi bërë ndiehet ajo atmosfera, afrimi i tifozëve ndeshje pas ndeshjes në Shkodër. Edshe në ndeshjen me Egnatian ishte një numër më i lartë nga ndeshjet e mëparshme. Por, që me Tiranën, sigurisht që presim akoma më shumë shumë tifozë, dhe një “Loro Boriçi” I zjarrtë, do të ishte një shtysë akoma e madhe për ne.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img